kosovë

Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së

Kosova është përfshirë në listën e Bashkimit Evropian prej shtatë vendesh që konsiderohen “të sigurta”, në përpjekje për të përshpejtuar kthimin e migrantëve, dhe duke e bërë më të vështirë për qytetarët e atyre vendeve të kërkojnë azil në bllok, raporton AFP.

Komisioni Evropian tha se po propozon që Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia të shpallen si “vende të sigurta të origjinës”.

Të lidhura

None found

“Shumë shtete anëtare po përballen me një numër të madh aplikimesh të papërpunuara për azil, ndaj gjithçka që mund të bëjmë tani për të mbështetur marrjen më të shpejtë të vendimeve për azil është thelbësore”, tha Magnus Brunner, komisioneri i BE-së për migracionin, teksa e paraqiti listën e shteteve.

Tani i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të bien dakord për këtë propozim.

Azilkërkuesit që shkojnë në BE nga këto shtatë vende mund të përballen me refuzimin e kërkesave të tyre dhe potencialisht me një urdhër kthimi, sipas rregullave të reja të BE-së.

Numri i azilkërkuesve nga Kosova në BE është rritur pas liberalizimit të vizave më 1 janar 2024.

Më shumë kërkesa për azil ka pasur vetëm në vitet 2015/2016 kur dhjetëra mijëra kosovarë kanë emigruar drejt BE-së përmes rrugëve ilegale të Hungarisë.

Franca ka qenë destinacion kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në BE qysh nga viti 2018, kur për herë të parë zuri vendin e Gjermanisë si destinacion kryesor.

Brukseli ka qenë nën presion që të frenojë migrimin e paligjshëm dhe të lehtësojë procesin e dëbimit, teksa përkeqësimi i opinionit publik sa i përket migracionit ka nxitur rritjen e të djathtës ekstreme në disa shtete.

Të udhëhequr nga shtete me qëndrim të ashpër si Suedia, Italia, Danimarka dhe Holanda, udhëheqësit e BE-së në tetor kërkuan hartimin e një legjislacioni të ri me qëllim që të rriten dhe përshpejtohen dëbimet e migrantëve, por edhe kërkuan nga Komisioni që të vlerësojë mënyra “inovative” për të luftuar migracionin e paligjshëm.

Si përgjigje ndaj këtyre kërkesave, muajin e kaluar Komisioni prezantoi një reformë të në sistemin e dëbimeve, reformë që i hapi rrugën që shtetet anëtare të krijojnë qendra për kthimin e migrantëve jashtë BE-së.

Aktualisht, më pak se 20 për qind e personave që janë urdhëruar që të largohen nga blloku janë kthyer në vendet e tyre të origjinën, thuhet në të dhënat e BE-së.

Tags: Bekosova

të fundit

LVV-ja dhe PDK-ja përplasen për ulësen e dhjetë në KQZ

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur kërkesë që në Komisionin Qendror Zgjedhor të ketë edhe përfaqësuesin e saj të tretë. Hysen Durmishi,…

4 minutes ago

Reforma Territoriale/ Këshilli Bashkiak i Klosit voton kundër bashkimit me Burrelin

Këtë të hënë, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Klosit, ku në rendin e ditës ishte edhe çështja e bashkimit të…

6 minutes ago

Tragjedi në Romë/ 16-vjeçari plagos për vdekje nënën dhe njofton policinë për krimin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën, ku një 16-vjeçar dyshohet se ka sulmuar brutalisht nënën e tij 50-vjeçare, e…

7 minutes ago

Nafta ngjitet mbi 90 dollarë pas sulmit amerikan ndaj Iranit, ndërsa bursat përfshihen nga luhatjet

Rikthimi i përplasjeve ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka vënë nën presion bursat botërore dhe ka shkaktuar një…

8 minutes ago

School Year Begins Tomorrow, Around 14,500 First-Graders Start Their Educational Journey

Viti i ri shkollor nis nesër për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni. Për rreth 14.500 nxënës…

13 minutes ago

China Raises Flood Alert Near Nepal as Landslides Block Two Rivers and Form New Lake

Kina jep alarmin se ka rrezik të lartë për një tjetër përmbytje pranë kufirit me Nepalin, pasi rrëshqitjet e dheut…

14 minutes ago