kosovë

Kosova nënkampione e Evropës në fluturimet me parashutë

Ekipi Kosovës për fluturimet me parashutë u rendit i dyti në kampionatin europian në Gjirokastër pas ekipit të Çekisë që zuri vendin e parë. Ndërsa parashutisti nga Kosova, Migjen Shala u rendit i treti pas pilotit serb Ivan Pavlov dhe pilotit gjerman Linus Schubert në garën individuale ku morën pjesë 100 pilotë nga 22 vende europiane.

Migjen Shala i tha Zërit të Amerikës se merrej prej tetë vitesh me fluturimet dhe këtë vit kishte zhvilluar stërvitje intensive për t`u përfaqësuar sa më mirë.

Të lidhura

None found

“Merrem që prej tetë vite me fluturime, por këtë vit jam përgatitur më shumë për këtë kampionat. Sigurisht jemi krenarë së bashku me pjesëtarët e tjerë të ekipit të përfaqësojmë vendi tonë Kosovën dhe si shqiptarë të kemi medalje europiane”, tregon ai.

Federata Aeronautike e Kosovës u paraqit në këtë kampionat europian me 7 sportistë mes të cilëve dy femra. Kosovare Leskovci është njëra prej tyre. Ajo thotë se ndonëse hedhja me parashutë është një sport sfidant për femrat, ajo po ia del më së miri.

“Kam tetë vite që merrem me këtë sport. Është më e vështrië se për një mashkull sepse ne vajzat kemi përgjegjësi më të mëdha: familja, puna, shkolla, shtëpia, por mundohemi atë kohën e vogël që e kemi ta shfrytëzojmë të stërvitemi edhe të vijmë të pëfaqësojmë sa më denjësisht shtetin tonë Kosovën.”

Ekipi shqiptar u skualifikua më herët në kampionatin europian ndërsa katër parashutistët shqiptarë ndonëse kaluan në 20 më të mirët në garën individuale nuk morën vende në renditjen kryesore. Tifozi më i veçantë i kampionatit ishte Noeli dyvjeçar, babai i të cilit garonte për Slloveninë dhe nëna ishte në garë me ekipin çek.

Kampionati europian për parashutizmin mbahet për herë të parë në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO. Drejtori teknik i aeronautikes shqiptare, Alket Islami thotë se ky kampionati europian i shërben më së miri edhe turizmit në qytetin e gurtë.

“Me këtë kampionat në nivel europian bëhet një reklamë e madhe për Gjirokastrën, për Shqipërinë. Këtu kanë ardhur mbi 200 pilotë bashkë me delegacionet. Jam shumë i sigurtë që do kthehen përsëri. Kishim pilotë që kanë ardhur për herë të parë dhe po ikin me përshtypjet më të mira për këtë pesiazh ideal, për këtë mikëpritje, për këtë trashëgimi kulturore qe e kanë ndjerë gjithandej dhe për këtë gastronomi që nuk do ta harrojnë kurrë”, thotë ai.

Aerodromi i Gjirokastrës është çertifikuar për fluturime sportive dhe qeveria shqiptare ka deklaruar se deri në fund të këtij viti do të shpallë garën për ndërtimin e një aeroporti./VOA

të fundit

Ignazio Cassis nesër në Prishtinë, në fokus tregtia, KFOR-i dhe ambasada e re zvicerane

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

8 seconds ago

Audi Quattro frymëzon një model modern me deri në 750 kuaj/fuqi

Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…

4 minutes ago

BMW Alpina e parë e epokës së re kalon 300 km/h në testime

Modeli i parë i prodhimit nga marka e re BMW Alpina po i afrohet prezantimit në treg. Me vitin 2027…

4 minutes ago

Egnatia udhëton nesër drejt Rumanisë për Conference League, ndërsa pret lajme nga Barcelona

EgnatiaEgnatia do të kthehet në fushë për ndeshjen e tretë që do të luajnë në Conference League përballë Universitatea Craiova,…

6 minutes ago

Barcelona synon Hincapien për janarin, Deco ka kontaktuar përfaqësuesit e tij

Barcelona ka nisur lëvizjet për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Piero Hincapie, gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas raportimeve, drejtori sportiv…

6 minutes ago

Pas suksesit të demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, Obama: Amerikanët kërkojnë bashkim, jo përçarje

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke theksuar se qytetarët…

12 minutes ago