Categories: kosovë

Kosova nën ndikimin e valës së të nxehtit, e hëna pritet me temperatura deri në 38 gradë

Java e fundit e qershorit dhe ditët e para të korrikut, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të nisin me temperatura të larta, ndërsa nga mesi i javës pritet hyrja e një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit. Si pasojë, parashihet rënie e ndjeshme e temperaturave, rritje e paqëndrueshmërisë atmosferike dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, përcjell kp. Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar që qytetarët të kenë kujdes gjatë ditëve me vapë dhe të zbatojnë masat bazë për mbrojtjen e shëndetit.

E hëna pritet të jetë dita më e nxehtë e javës, me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 15 dhe 18°C, ndërsa ato maksimale do të shkojnë nga 32 deri në 38°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.

Të lidhura

None found

Të martën moti parashihet i vranët me intervale me diell. Në pjesën e dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona mund të krijojnë kushte për reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të jenë 15–18°C, ndërsa maksimalet 32–35°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–10 m/s.

Të mërkurën pritet mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë edhe breshër dhe erëra të përkohshme më të forta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 34°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–9 m/s.

Të enjten do të mbizotërojë moti kryesisht me diell, por gjatë pasdites në disa zona mund të paraqiten reshje të izoluara. Temperaturat minimale do të jenë 14–18°C, ndërsa maksimalet do të zbresin ndjeshëm në 24–27°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s.

Për të premten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të izoluara, vranësirat mund të sjellin reshje të shkurtra lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga 25 deri në 28°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.

Sa u përket kushteve agrometeorologjike, në njoftim thuhet se temperaturat shumë të larta në fillim të javës do të shtojnë avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka, ndaj rekomandohet ujitje e rregullt e kulturave bujqësore, sidomos perimeve dhe kulturave që ndodhen në fazat intensive të rritjes. Reshjet që priten në mesin e javës do të ndihmojnë në përmirësimin e rezervave të lagështisë në tokë, megjithatë në zonat ku mund të ketë rrebeshe më të fuqishme nuk përjashtohen dëmtime lokale nga breshri.

Për kushtet biometeorologjike, fillimi i javës vlerësohet i pafavorshëm për shkak të vapës së lartë dhe stresit termik. Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët këshillohen të shmangin qëndrimin në diell nga ora 10:00 deri në 17:00, të pinë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura. Me ardhjen e ajrit më të freskët nga mesi i javës, kushtet biometeorologjike pritet të përmirësohen dukshëm.

Në Evropë, ndërkohë, zona të gjera të pjesës Perëndimore dhe Jugperëndimore vijojnë të jenë nën ndikimin e një vale intensive të të nxehtit. Në disa rajone të Spanjës, Portugalisë, Francës dhe Italisë temperaturat vazhdojnë të kalojnë 40°C, si rezultat i depërtimit të masave shumë të nxehta ajrore nga Afrika Veriore dhe ndikimit të një fushe të fuqishme anticiklonike. Në Kosovë, edhe pse fillimi i javës do të jetë shumë i nxehtë, depërtimi i ajrit më të freskët në mesin e javës pritet të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje lokale dhe kushte më të favorshme atmosferike në fund të javës.

të fundit

Tragjedi për Lucas Trejo: futbollisti argjentinas humb gruan dhe dy fëmijët pas tërmetit shkatërrues në Venezuelë

Futbollisti argjentinas Lucas Trejo ka humbur bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e vegjël në tërmetet e fuqishme që goditën…

43 seconds ago

Irani reagon pas tensioneve me SHBA-në: Menaxhimi i Ngushticës së Hormuzit nuk i takon asnjë vendi të huaj

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi sot se asnjë shtet apo strukturë tjetër, përveç Iranit, nuk mban përgjegjësi…

56 seconds ago

Analistët: Konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë pritet pa pengesa, presidenti mund të vonohet

Procesi i formimit të institucioneve të reja në Kosovë pritet të nisë gjatë muajit korrik,menjëherë pas certifikimit të rezultateve të…

2 minutes ago

Pas ngjarjes në Magurë, banorët kërkojnë me peticion që të dyshuarit të mos kthehen në fshat

Banorët e Magurës së Lipjanit kanë nënshkruar një peticion, përmes të cilit kërkojnë që personat e përfshirë në incidentin e…

3 minutes ago

FOTO/ Përplasje në rrethin e Kamzës, një makinë godet dy taksi të parkuara me shpejtësi

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrethin e Kamzës, ku një automjet është përplasur me dy…

10 minutes ago

Shifra marramendëse e dasmës së Kidës në Romë, zbulohen detajet e ceremonisë madhështore

Kida dhe partneri i saj, Ajbi, pritet t’i japin fund beqarisë me një ceremoni martesore që premton të jetë ndër…

15 minutes ago