kosovë

Kosova kërkon nga Serbia lirimin e ish-ushtarit të UÇK

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë që Serbia ta lirojë Hasan Dakajn, ish-ushtar i UÇK-së, të cilin e ka arrestuar të premten në mëngjes.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se ka aktivizuar të gjithë mekanizmat institucionalë dhe se ka njoftuar Zyrën e Bashkimit Evropian në Serbi, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe në Serbi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Zyra Ndёrlidhёse e Republikёs sё Kosovёs nё Serbi, do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Hasan Daka, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Daka nga organet serbe”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD-ja po ashtu ka ftuar qytetarët që mund të përballen me vështirësi të tilla gjatë udhëtimit nëpër Serbi që të kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51.

Kurse, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj nga policia serbe në pikën kufitare me Serbinë, përkatësisht në Merdar.

Konjufca ka thënë se ky është një sinjal i rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen.

“Arrestimi i papranueshëm në Merdare i ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, nga policia serbe, përbën një sinjal tepër të rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen. E vetmja mënyrë e mbijetesës së tyre është shtypja e opozitës dhe demokracisë së brendshme, por dhe dëmtimi me çdo mjet i fqinjëve”, ka shkruar Konjufca në një postim në Facebook.

Ai tutje ka thënë se mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin e sulmeve mbi Kosovën.

“Në mënyrë të përsëritur, mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin dhe natyrën e sulmeve të saj mbi Republikën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, vijon ai.

Konjufca ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj.

“Bëj thirrje për lirim të menjëhershëm të qytetarit tonë, Hasan Dakaj. Mbajtja e tij peng, vetëm pse është ish-ushtar i UÇK-së, tregon që në Serbi kemi të bëjmë me një qeveri dhe me një shtet që nuk ka ndryshuar aspak në raport me atë Serbi që bëri krime lufte, spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë”, ka thënë kreu i Kuvendit.

Ndërsa, avokati Xhevdet Smakiqi, ka njoftuar se është autorizuar nga familja Dakaj, në Prizren që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar në Merdarë, derisa po shfrytëzonte liberalizimin e vizave dhe po udhëtonte me vëllanë e tij drejt Italisë.

“Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është arrestuar në mëngjesin e së premtes në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdarë. Dakaj, sipas familjarëve të tij, është dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli dhe ai është arrestuar vetëm se ka qenë pjesëtar i UÇK-së”, tha Smakiqi.

Avokati tha se kontakti me Dakajn tani është i pamundur, sepse ai është brenda territorit të Serbisë dhe avokatët e Kosovës nuk munden të operojnë atje. Smakiq thotë se ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe i ka kërkuar asaj, që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e klientit të tij.

Tags: hasan dakaj

të fundit

Alba Pollozhani lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Alba Pollozhani, një nga banoret më të diskutuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka vendosur të…

45 minutes ago

Tragjedi në Bolivi, autobusi bie nga shkëmbi, humbin jetën 14 persona

Të paktën 14 persona humbën jetën kur një autobus doli nga korsia në një rrugë në Bolivi dhe ra në…

48 minutes ago

“Krijon varësi, sidomos tek fëmijët”, BE kërcënon TikTok-un me gjobë: Përshtat dizanjin!

BE e akuzon shërbimin online TikTok, se po i bën të varur përdoruesit, veçanërisht fëmijët – përmes rekomandimeve agresive duke…

1 hour ago

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit të sotëm valutor

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago

Moti i paqëndrueshëm? Ja si pritet të jetë situata meteorologjike këtë të shtunë

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti…

2 hours ago

Leonora e ashpër ndaj Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz – po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane

Një debat i fortë dhe mjaft domethënës ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, pas…

10 hours ago