kosovë

Kosova inauguron stacionin e ri policor në Zveçan, ndodhet 2 km larg kufirit me Serbinë

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg nga kufiri me Serbinë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që mori pjesë në përurimin e këtij objekti, tha se ai do të shërbejë për sigurinë kufitare dhe për parandalimin e aktiviteteve ilegale. Gurthemeli për këtë objekt të Policisë së Kosovës ishte vendosur më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, ky objekt është prej afër 4.000 metrash katrorë dhe për ndërtimin e tij janë investuar 753 mijë euro.

Gjatë përurimit të këtij objekti, Kurti tha se në bazë të marrëveshjeve të Brukselit, pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Zveçan, do të duhej të ishte një vendkalim i integruar i kufirit, “por për shkak se Serbia nuk respekton atë çfarë është dakorduar edhe më tej ngelet i parealizuar”.

“Jemi këtu sot gjashtë muaj e gjysmë më vonë për ta bërë përurimin, inaugurimin e Stacionit të ri Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit këtu në Izvor të Zveçanit të Republikës së Kosovës – në një ndërtesë impresive e cila ka kushtua rreth 750 mijë euro edhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 4 mijë metra katrorë në mënyrë që edhe zyrtarët policorë të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe performanca të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale”, tha Kurti.

Vitin e kaluar, institucionet e Kosovës nisën ndërtimin e disa stacioneve dhe nënstacioneve policore në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Institucionet e Kosovës kanë thënë se ato do të ofrojnë më shumë siguri, por nga serbët lokalë dhe Beogradi janë parë si të panevojshme dhe një formë presioni./REL

Tags: kosovazvecan

të fundit

FIFA njofton se tri rregulla të reja do futen në Kupën e Botës për Klube

Kupa e Botës për Klube do të luhet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të…

7 minutes ago

Horoskopi 10 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programonin jetën dhe të ardhmen tuaj. Jeni natyrë që entuziazmoheni lehtë,…

21 minutes ago

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala: SPAK pretendon se Veliaj ka drejtuar sulme ndaj prokurorëve nga qelia

Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja Klodiana Lala në…

26 minutes ago

“Askush nuk e priste që do të lirohej sot Erion Veliaj”, Baton Haxhiu analizon vendimin e gjykatës për kryebashkiakun

Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh se rasti i Erion Veliajt nuk…

41 minutes ago

“Ku di respekt ti!”/ Përplasje e fortë mes Erandit dhe Andresas: Këtu jemi të gjithë njësoj

Një shkaka e bërë gjatë fundjaëvës në fermë ka shkaktuar zhurmë dhe përplasje të fortë mes fermerëve, e cila ka…

44 minutes ago

Italia triumfon me rezultat komod ndaj Moldavisë

Italia ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Moldavisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.…

1 hour ago