Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka miratuar vendimin për hapjen e një pikëkalim të përkohshëm me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ndarë vendimin e ministrisë.
Sipas vendimit kjo pikë do të quhet “Strazimiri” dhe se do të jetë pikë kufitare e kategorisë C dhe se do të hapet më 25 korrik. Gjithashtu është bërë me dije se kjo pikë kufitare do të përdoret deri më 25 shtator nga ora 8:00 deri më 20:00.
Vendimi:
Ministri i Ministrise se Punëve te Brendshme, në mbështetje tê nenit 10 paragrafi 2 dhe nenit 11 te Ligjit Nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura (Gazeta Zyrtare Nr. 07, 01 mars 2019), nenin 11, paragrafi 1, nën paragrafi 1.5. i Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverine e Republikës sẽ Kosovës (Gazeta Zyrtare Nr. 34, 18 nëntor 2022), në bazë të nenit 28 te Ligjit Nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror (Gazeta Zyrtare Nr. 2, 20 janar 2012), i ndryshuar dhe plotesuar me Ligjin Nr.
04/L-214 (Gazeta Zyrtare Nr. 33, 02 shtator 2012) dhe Ligjin Nr. 06/L-013 (Gazeta Zyrtare Nr.
4,23 prill 2018), nxjerrë:
VENDIM
1. Përcaktohet Pika e Kalimit Kufitar të trafikut rrugor ne Republikën e Kosovës.
2. Pika e Kalimit Kufitar sipas pikës 1. të ketij vendimi në mes te Republikës se Kosovës dhe
Republikës se Maqedonisë së Veriut percaktohet “Strazimiri”.
3. Pika e Kalimit Kufitar e percaktuar me këte Vendim ështe pike e kategorisë “C”.
4. Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këte Vendim ështe pike e përkohshme e kalimit kufitar, e hapur per qarkullim rrugor nga data 25.07.2025 deri me 25.09.2025, në orarin
08:00 – 20:00.
5. Pika e Kalimit Kufitar e pércaktuar me këte Vendim hapet per aktivitete dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive dhe/apo turistike.
Personi që shihni në foto, është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik…
Duke nisur nga dita e sotme, hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore, ashtu…
Politikani dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, është ndarë nga jeta. Lajmin për vdekjen e tij e bëri…
Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë, kanë kaluar me pak raste plagosjesh që kanë pasur si shkak nga përdorimi…
Në këtë ditë parë të vitit 2026, në një postim në rrjetin social X, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti…
Ditën e sotme rreth orës 10:05, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas…