Categories: kosovë

Kosova formalizon përfshirjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

Kosova ka nënshkruar të hënën marrëveshjen që e bën zyrtare pjesëmarrjen e saj në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) në Gazë, sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale nga Bordi i Paqes, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, përfaqësues të Republikës së Kosovës, Bordit të Paqes dhe Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese firmosën Marrëveshjen për Shtetet Pjesëmarrëse, përmes së cilës Kosova përfshihet në ISF.

Dokumenti u nënshkrua nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe komandanti amerikan i ISF-së, gjeneralmajor Jasper Jeffers.

Bordi i Paqes e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm, që dëshmon angazhimin e Kosovës ndaj misionit të ISF-së dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për planin 20-pikësh për Paqe të presidentit [Donald] Trump.

Kosova ishte një nga shtetet e para që shprehu gatishmërinë për të kontribuar me trupa në këtë mision. Në fillim të vitit, Kuvendi miratoi dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së, ndërsa autorizimi u dha nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.

Në prill, një ekip i FSK-së udhëtoi drejt Rripit të Gazës për të vlerësuar zonën ku pritet të angazhohen trupat kosovare në kuadër të forcës ndërkombëtare në territorin palestinez.

Deri tani, pesë vende kanë marrë përsipër të dërgojnë trupa në ISF: Kosova, Shqipëria, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani. Ndërkohë, Egjipti dhe Jordania kanë deklaruar se do të kontribuojnë në trajnimin e policisë.

ISF-ja është pjesë e planit 20-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump, i cili synon t’i japë fund luftës së Izraelit në Gazë.

Për mbikëqyrjen e këtij plani, përfundimin e luftës dhe rindërtimin e territorit të shkatërruar, Trumpi krijoi Bordin e Paqes.

Plani parashikon që forcat paqeruajtëse të vendosen në Gazë pas tërheqjes së forcave izraelite, me detyrën për të garantuar sigurinë në këto zona, për të trajnuar forcat e reja policore palestineze dhe për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave.

Pas dy vjetësh luftë, pjesa më e madhe e Gazës vijon të jetë e shkatërruar. Konflikti nisi pas sulmeve të udhëhequra nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Megjithatë, përpjekjet për vendosjen e trupave ndërkombëtare kanë mbetur pezull që prej njoftimit për një marrëveshje në fund të korrikut. Izraeli dhe Hamasi nuk kanë pranuar të përmbushin kushtet e nevojshme për zbatimin e saj.

I dërguari i Trumpit dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, zhvilloi në gusht takime të ndara me zyrtarë të Hamasit dhe udhëheqës izraelitë. Ai u largua pa arritur përparim, pasi të dyja palët nuk lëvizën nga kërkesat e tyre kryesore.

Për këtë arsye, ende nuk dihet se kur mund të vendosen në Gazë trupat e misionit ndërkombëtar.

Plani i armëpushimit ka sjellë ulje të dhunës në Gazë, por nuk i ka ndalur plotësisht sulmet izraelite dhe nuk ka çuar në çarmatimin e militantëve.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës dhe ushtrisë izraelite, më shumë se 1.200 palestinezë dhe katër ushtarë izraelitë janë vrarë në Gazë që nga vendosja e armëpushimit në tetor. / REL

të fundit

Benatia reagon ashpër për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi: “E trajtuan si mbeturinë

Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…

1 hour ago

Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…

1 hour ago

Zhupa: Saranda municipality did not seek funding for the city’s cinema; its dignity will be restored after May 9

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

1 hour ago

Pandeli Majko at Socialist Party assembly: I have information about 1,000 hours of explicit and corruption-related footage; resign before it is released

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…

1 hour ago

Netanyahu renews call for unity government after election defeat; Eisenkot rejects it: “These tricks don’t work on me

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…

1 hour ago

Fifi flet për dasmën me Adisin dhe zbulon kë do të shihte në Eurovizion

Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…

1 hour ago