Categories: kosovë

Kosova cakton për herë të parë një grua në postin e atasheut të Mbrojtjes në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, e ka marrë zyrtarisht detyrën e atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, me seli në Tiranë.

Sipas Ministrisë, Osaj është gruaja e parë që vendoset në këtë funksion në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet: “Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm institucional, pasi nënkolonele Fatbardha Osaj është gruaja e parë që emërohet në detyrën e atasheut të Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, duke dëshmuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar”.

Sipas Rregullores për atashetë e Mbrojtjes, personi i emëruar në këtë detyrë ka përgjegjësinë për koordinimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe në atë ushtarake në shtetin ku shërben.

E njëjta rregullore përcakton se atasheu i Mbrojtjes gëzon imunitet diplomatik, ushtron ekuivalencën dhe privilegjet që i takojnë gradës diplomatike të Ministrit Këshilltar, e zhvillon karrierën ushtarake në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe, në aspektin organizativ, i nënshtrohet shefit të misionit diplomatik. Ndërkohë, për çështje operacionale, administrative, financiare dhe ushtarake, ai i përgjigjet Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, rregullorja parasheh që atasheu i Mbrojtjes mund të ketë edhe staf civil mbështetës lokal, me autorizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në përputhje me procedurat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Caktimi i Osajt bëhet në kuadër të përfaqësimit të Kosovës në misionet diplomatike dhe të forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë.

të fundit

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

21 minutes ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

39 minutes ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

1 hour ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

1 hour ago

Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste…

1 hour ago

“Ma dha truri”, kush është i dënuari me 25 vite që sulmoi policin në burgun e Burrelit, i shkakton 6 qepje në kokë: “Kurthi” me hapjen e derës

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…

2 hours ago