kosovë

Kore raciste, banderola fyese, ndërprerje ndeshjeje dhe i kuq! Dardanët “bien” në Rumani dhe humbin shpresat për në Europian

Në Bukuresht ndodhi pothuajse gjithçka. Thirrje raciste, ndërprerja e ndeshjes për më shumë se 50 minuta, karton i kuq për Muriqin dhe penallti e pritur nga Arijanet Muric por në fund Kosova nuk arriti të fitonte.

Rumania triumfoi 1-0 por vendasit për të disatën herë u mbështetën nga ultrasit ekstremistë me thirrjet e vazhdueshme kundër Kosovës duke krijuar një atmosferë surreale që shumë mirë mund të ishte mbyllur në minutën e 17 kur lojtarët iu drejtuan dhomave të zhveshjes dhe më pas u rikthyen të detyruar për të vazhduar ndeshjen.

Asnjë minutë pushim në “Nacional Arena” ku në pjesën e parë Rashica rrezikoi vendasit e madje në të dytën ishte Muriqi që para se të ndëshkohej me të verdhin e dytë, shpërdoroi një rast të pastër.

Në minutën e 62, Stanciu në krahun tjetër u ndal nga portieri i dardanëve që gjithsesi nuk arriti të bënte asgjë në minutën e 83 kur i njëjti autor e ndali topin në rrjetë, ndërsa një gol tjetër Rumania e shënoi në shtesë.

Kosova mbetet në vendin e 5 me 4 pikë dhe 8 më pak nga zona Euro 2024 pasi Rumania rikthehet në vendin e dytë me 12 pikë.

të fundit

“Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” mban sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë. Pas një qëndrese gati njëmujore dhe disa protestave…

11 minutes ago

“Lufta” për Groenlandën, Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një seri tarifash doganore ndaj disa vendeve që eksportojnë mallra në…

34 minutes ago

“Lamë me duart tona gjakun e mamit dhe të motrës”, rrëfimi rrëqethës i Stelinës! Çfarë pritet të ndodhi sonte në BBVA

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet po rriten nga dita në ditë dhe tashmë banorët janë ndarë në…

1 hour ago

Kush nga banorët ka thyer rregullat? Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Ardhja e tij vjen…

2 hours ago

Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH në dy pallate në Tiranë, 10 persona të arrestuar. Ja emrat!

Përfundon operacioni për Call Center në Tiranë, i cili nisi mbrëmjen e djeshme. Detaje të reja janë zbuluar në lidhje…

2 hours ago

Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të…

2 hours ago