kosovë

Konstituimi i Kuvendit te Kosovës, Vjosa Osmani zbardh takimet me liderët e partive politike

Presidentja Osmani ka zhvilluar këtë të mërkurë një cikël të ri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke u takuar me liderët e Vetëvendosjes, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Takimet e para janë mbajtur me Kryeministrin në detyrë, njëherësh, kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Osmani u ka bërë thirrje që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit.

Ashtu siç ka potencuar edhe në deklarime të mëparme, Presidentja Osmani konsideron se moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve i shprehur më 9 shkurt të këtij viti dëmton vlerat demokratike si dhe interesat e shtetit tonë, pengon një sërë përftimesh shtetërore që janë në interes të qytetarëve dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione.

Presidentja Osmani do të vazhdojë me takime konsultative me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend edhe përgjatë ditëve në vijim, në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit në Republikën e Kosovës.

të fundit

Tragjedi pranë brigjeve të Italisë/ Përmbytet një gomone e mbushur me emigrantë, tre motra të mitura humbin jetën

Tre motra, të moshave 9, 11 dhe 17-vjeç, kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje të mbipopulluar që udhëtonte…

4 minutes ago

Flori Mumajesi feston ditëlindjen, vëmendjen e merr postimi i këngëtarit kushtuar nënës së tij të ndjerë…

Me një postimi në rrjetet sociale, këngëtari i njohur Flor Mumajesi, ka zgjedhur që ditëlindjen e tij ta shënojë jo…

56 minutes ago

Zhoze Murinjo gati për një rikthim në Premier Ligë? “Special One” mund të zëvendësojë…

A është Zhoze Murinjo gati për një rikthim të madh në Premier Ligë? Sipas një raporti të sotëm nga “The…

1 hour ago

Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina

Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka…

2 hours ago

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”/ Ndërron jetë ndihmësregjisori, u rrëzua përpara stafit të xhirimeve

Ndihmësregjisori i ‘Emily in Paris’, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella, u…

2 hours ago

Zbardhen përgjimet në “Sky ECC” mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas: Armët me silenciator po i vendos në kanaçe…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar…

2 hours ago