Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar kundër sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Huthëve ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite.
None found
Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se përpjekjet për goditjen e Riadit dhe qytetit të shenjtë të Mekës përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës.
“Sulmet e vazhdueshme të Huthive ndaj Arabisë Saudite, përfshirë tentativat për sulme ndaj Riadit dhe qytetit të shenjtë të Mekës, shënojnë një përshkallëzim të rrezikshëm, të cilin e dënojmë fuqishëm”, ka shkruar Konjufca.
Konjufca deklaroi se Kosova qëndron në solidaritet me Arabinë Saudite dhe ritheksoi mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë.
Ai kërkoi ndalimin e sulmeve ndaj civilëve dhe objekteve civile, si dhe respektimin e lirisë së lundrimit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”, duke rikthyer…
Të paktën 135 migrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën dhe më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur…
Një seri sulmesh të dhunshme në shkollat e Polonisë ka shkaktuar alarm në vend dhe ka detyruar autoritetet të marrin…
Marrëveshja për naftën ruse ka trazuar edhe vetë republikanët e Donald Trumpit në SHBA. [...]Read More...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar debatin dhe fjalën e mbajtur nga deputetja Elisa Spiropali në seancën e…
Qatip Osmani Laçi u mposht 0-2 nga Egnatia, në sfidën e vlefshme të javës së 6-të të Superiores [...]Read More...