kosovë

Konjufca: S’duhet përjashtuar mundësia e një agresioni nga Serbia, Kosova të rrisë sigurinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se raportet shtetërore në mes të Kosovës dhe Serbisë janë shumë më të këqija sesa raprotet Rusi-Ukrainë, prandaj thotë se nisur nga kjo, asnjëherë s’duhet përjashtuar mundësinë e një agresioni serb ndaj Republikës së Kosovës. Konjufca thotë se kur bëhet fjalë për Serbinë, duhet përgatitur për skenarin më të keq.

Ai tutje ka potencuar se bazuar në këtë, FSK-ja duhet ta shtojnë dhe rrisin nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit dhe shton se kjo duhet bërë në partneritet me NATO-n dhe se duhet bindur NATO që Kosova ka nevojë për një gjë të tillë.

Të lidhura

None found

Kreu i Kuvendit thotë se askush para dy muajsh nuk e kishte menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte në Ukrainë.

“Kurrë s’duhet ta përjashtojmë mundësinë dhe potencialitetin e një agresioni serb mbi Republikën e Kosovës. Duke u nisur nga ky pretendim, nga ky postulat, për këtë arsye ne mendojmë që forcat e sigurisë së Kosovës duhet ta rrisin nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit. Pra, Republika e Kosovës padyshim që duhet ta ketë edhe nivelin artilerik të ushtrisë së vet. Natyrisht, këto do t’i bëjmë në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n. Në njëfarë mënyrë, ne duhet t’i bindim ata si partnerë, që Kosova ka nevojë për këtë gjë”, ka thënë Konjufca.

Kryeparlamentari, duke folur për sigurinë aktuale në Kosovë, përmendi edhe marrëveshjen që NATO ka me Serbinë, derisa shton se duke e njohur Serbinë, ekziston frika për shkelje të saj nga ana e Beogradit.

“Natyrisht që NATO është e pranishme në Kosovë dhe përveç kësaj është e pranishme sipas një marrëveshje ushtarake që e ka me Serbinë, marrëveshje tekniko-ushtarake e Kumanovës, e cila ka pasë të bëjë me tërheqjen e forcave serbe nga terrori ynë. S’kam frikë të pajustifikuar që kjo marrëveshje mund të shkelet nga ana e Serbisë përmes një sulmi mbi Kosovën, por ne duhet të jemi të gatshëm që në raport me Serbinë ta mendojmë skenarin më të keq të mundshëm. Relacioni, në kuptimin shtetëror dhe institucional, i Serbisë ndaj Republikës së Kosovës është më i keq se i federatës ruse që e ka pasë me Ukrainën, pra federata ruse e ka njohur Ukrainën dhe megjithatë e ka sulmuar. Neve Serbia as që na njeh. Marrëdhëniet me Serbinë i kemi shumë më të këqija duhet të kemi kujdes të shtuar në relacion me Serbinë”, ka potencuar Konjufca,/GazetaExpress

të fundit

Gaz lotsjellës dhe përforcime policore në “Rrugën e Durrësit”, protestuesit rezistojnë duke kërkuar dorëheqje

Forca të shumta policie po shtohen në rrugën e Durrësit. Protesta gjatë ditës së sotme është shoqëruar me kaos e…

1 minute ago

Pas kërkesës për dorëheqje nga Shtëpia e Bardhë, flet ambasadorja e SHBA-së në Greqi: Shërbimi ndaj vendit, nderi më i madh i jetës sime

Kimberly Guilfoyle ka reaguar pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi që të jepte dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve…

14 minutes ago

Salianji për protestën studentore: Zemërimi ndaj keqqeverisjes dhe qëndresa e të rinjve dëshmojnë se Shqipëria ka ende shpresë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me situatën pranë Ministrisë së Arsimit pas protestës studentore e cila u…

16 minutes ago

Incidentet pranë Ministrisë së Arsimit, policia njofton shoqërimin e 23 personave dhe lëndimin e 6 efektivëve e një gazetareje

Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Arsimit…

19 minutes ago

Ernest Gjoka kujton suksesin historik me Kukësin, titullin e sezonit 2016-2017

Ernest GjokaPasi e ngjiti Skënderbeun në Superiore, trajneri shqiptar, Ernest Gjoka ka vendosur të bëjë “pauzë të përkohshme” nga roli…

20 minutes ago

Nebi Alshiqi, zyrtari i Kadastrës në Prishtinë i arrestuar nën dyshime për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës

Nebi Alshiqi, zyrtar i Kadastrës në Komunën e Prishtinës, është personi i arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare,…

20 minutes ago