Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra në Beograd nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili rikonfirmoi se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Konjufca e cilësoi me keqardhje këtë qëndrim dhe rikujtoi se Kosova e ka mbështetur Ukrainën pa asnjë mëdyshje që prej ditës së parë të agresionit të plotë rus.
None found
Ai nënvizoi gjithashtu dallimin mes qëndrimeve të Kosovës dhe Serbisë ndaj Rusisë. Sipas tij, Kosova ka vendosur sanksione kundër Rusisë, kurse Serbia nuk u është bashkuar masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian të ndërmarra si përgjigje ndaj luftës agresore ruse në Ukrainë.
Në postimin e tij të plotë, Konjufca tha se deklarata e presidentit Zelenskyy në Beograd, përmes së cilës u përsërit mosnjohja e Republikës së Kosovës nga Ukraina, është pritur me keqardhje.
Ai theksoi se, që nga nisja e agresionit të plotë të Rusisë, Kosova është pozicionuar qartësisht përkrah Ukrainës. Konjufca renditi dënimin e pushtimit, harmonizimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian (CFSP), vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, ofrimin e ndihmave humanitare e të strehimit për gazetarët ukrainas, si dhe mbështetjen me ndihmë dhe trajnime ushtarake për mbrojtjen e Ukrainës.
Sipas Konjufcës, Kosova i ndërmori këta hapa edhe pse Ukraina vazhdon të mos e njohë shtetin e saj, pasi solidariteti me një popull që lufton për mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial përbën një çështje parimore.
Ai kërkoi që të mbahet parasysh edhe një dallim thelbësor: Kosova ka zbatuar sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia nuk është harmonizuar me sanksionet e BE-së të vendosura për shkak të luftës së agresionit rus kundër Ukrainës.
Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur, i krijuar si rezultat i përpjekjes së popullit të saj për liri dhe i çlirimit në vitin 1999, pas viteve të represionit sistematik dhe fushatës gjenocidale të regjimit të Millosheviqit.
Sipas tij, zhvillimet që pasuan nuk përbënin aneksim, pushtim apo marrje territori. Ato ishin pjesë e një procesi të gjerë ndërkombëtar, të zhvilluar nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, si dhe e negociatave shumëvjeçare të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës.
Pasi bisedimet shteruan çdo mundësi për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët, i dërguari i posaçëm i OKB-së, Martti Ahtisaari, propozoi që pavarësia të ishte statusi përfundimtar i Kosovës. Ai paraqiti njëkohësisht një kornizë gjithëpërfshirëse për shtetin e ri, e cila përmbante disa nga garancitë kushtetuese më të gjera në Evropë për komunitetet jo-shumicë.
Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë si përmbyllje të këtij rrugëtimi politik dhe historik. Ajo mori përgjegjësitë e një shteti demokratik e multietnik dhe kaloi në fazën e pavarësisë së mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar.
Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e kishte cenuar të drejtën ndërkombëtare. Mbikëqyrja ndërkombëtare, ndërkaq, u mbyll zyrtarisht në vitin 2012.
Konjufca rikujtoi se sot Republika e Kosovës gëzon njohjen e shumicës dërrmuese të shteteve anëtare të NATO-s dhe BE-së, ndërsa shtetësinë e ka ngritur mbi demokracinë, të drejtat e njeriut, paqen dhe synimin për integrim euroatlantik.
Për këtë arsye, sipas tij, pretendimet e Rusisë për ta paraqitur Kosovën si precedent ose si arsyetim për pushtimin, okupimin apo përpjekjen për aneksimin e territorit të Ukrainës janë të pavërteta si në aspektin historik, ashtu edhe në atë juridik. Konjufca theksoi se mes këtyre rasteve nuk ekziston asnjë paralele.
Ai siguroi se Kosova do të vazhdojë të mbështesë pa lëkundje sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Në të njëjtën kohë, Konjufca kundërshtoi në mënyrë të respektueshme, por të prerë, çdo përpjekje për ta trajtuar Republikën e Kosovës nga këndvështrimi i integritetit territorial të Serbisë.
Në përfundim, ai deklaroi se Kosova do ta mirëpriste njohjen e saj nga Ukraina, duke vlerësuar se një hap i tillë do të fuqizonte parimet e lirisë, demokracisë dhe së drejtës ndërkombëtare, të cilat Ukraina po i mbron sot.
Eksperti i sigurisë, Avni Islami, i ka cilësuar si vazhdimësi të retorikës tensionuese deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë,…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka marrë vendim që shefi i Telekomit të…
Ka marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike vijon edhe sot, duke…
Gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan Joe Biden është rënduar, pasi kanceri agresiv i prostatës me të cilin u diagnostikua është…
Ka marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike vijon edhe sot, duke…
Gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan Joe Biden është rënduar, pasi kanceri agresiv i prostatës me të cilin u diagnostikua është…