Categories: kosovë

Konjufca në OKB: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë të pafajshëm, ndërsa Gjuriqi nuk tha asgjë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, e kritikoi ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Konjufca tha se Serbia ka vrarë në Kosovë 12 mijë njerëz të paarmatosur e të pafajshëm, ndërsa Gjuriqi nuk foli për krimet e kryera nga Serbia.

Të lidhura

None found

“Nën flamurin e saj, Serbia ka vrarë në vendin tim 12 mijë shqiptarë të pafajshëm dhe të paarmatosur. Ministri Gjuriq nuk tha asnjë fjalë për ta. Për mua, kjo është mohim i drejtësisë: ai i mohoi këto krime, ndonëse shteti i tij kreu të gjitha këto masakra”, deklaroi Konjufca.

Gjatë fjalës së tij, Konjufca komentoi edhe vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara, të cilat shpallën fajtorë katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai vuri në dukje se, edhe pse është theksuar që UÇK-ja nuk po gjykohet dhe se vendimi nuk synon të ulë rëndësinë e luftës çlirimtare, dënimet e rënda mbeten shqetësim serioz për Kosovën.

“Vlerësojmë se vendimi ka gabime në përmbajtje dhe në trajtimin e fakteve. Presim që ato të ndreqen në Apel”, u shpreh Konjufca, duke shtuar se Kosova do të angazhohet për korrigjimin e padrejtësisë në atë shkallë.

Ai i bëri thirrje Serbisë të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare dhe ta pranojë njohjen e ndërsjellë si themel të marrëdhënieve mes dy vendeve. Konjufca theksoi se sovraniteti i Republikës së Kosovës nuk mund të negociohet. Në fjalën e tij përmendi gjithashtu diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe veprimet që i cilësoi si destruktive të Serbisë, përfshirë sabotimin, spiunazhin dhe nxitjen e tensioneve.

Duke folur për sigurinë në komunat veriore, ministri tha se mbyllja e strukturave ilegale që vepronin nga Serbia ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes. Sipas tij, kjo u ka mundësuar forcave të KFOR-it të optimizojnë pozicionet dhe institucioneve të Kosovës të thellojnë integrimin me komunitetin serb, mbi bazën e trajtimit të barabartë të qytetarëve.

Konjufca përfundoi duke thënë se, tashmë që të gjitha institucionet janë konstituuar, Qeveria e Kosovës do të vijojë me agjendën për prosperitet socio-ekonomik, drejtësi dhe siguri.

të fundit

Përparim Rama: Edhe “Albin Kurti 2030” le të quhen Lojërat Mesdhetare, mjafton Kosova të mos i humbë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar duke deklaruar se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbajnë edhe…

12 seconds ago

Konjufca akuzon Serbinë se po e përdor fenë për interesa politike

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

10 minutes ago

PSG triumfon 4-2 ndaj Barcelonës, Doue shkëlqen ndërsa Cancelo zhgënjen

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Barcelonës.Kampioni i Francës zhvilloi paraqitje të shkëlqyer për të…

12 minutes ago

Ish-mesfushori i Liverpoolit vlerëson Ernest Muçin: Ishte lojtari i ndeshjes, zhvilloi një paraqitje fantastike

Ernest MuçiTrabzonspor mori fitore të bujshme 2–0 kundër Besiktas, duke ia ndalur “hovin” bardhezinjve të Stambollit, sikurse duke i treguar…

17 minutes ago

Raphinha pranon se disfata nga PSG ishte e mundshme: Barcelona duhet të mendojë për Real Madridin

Raphinha nuk është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes së Barcelonës me rezultat 4-2 ndaj Paris Saint-Germain, duke thënë se…

18 minutes ago

Në Këshillin e Sigurimit, BE-ja vë në pah rolin e dialogut në rrugën evropiane të Kosovës

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara…

21 minutes ago