Categories: kosovë

Konjufca: Marrëdhëniet rajonale duhet të ndërtohen mbi barazi dhe respekt të sovranitetit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit duhet të udhëhiqet nga besimi i ndërsjellë, barazia dhe respektimi i sovranitetit e integritetit territorial.

Të lidhura

None found

Gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Konjufca bëri të ditur përmes një postimi në X se mori pjesë në një drekë të përbashkët pune të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) dhe Nismës së Evropës Qendrore (CEI).

Ai shprehu mirënjohje ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Rumanisë, Oana Țoiu, për organizimin e bisedës kushtuar perspektivës së bashkëpunimit rajonal.

Konjufca theksoi se, në përvjetorin e tretë të sulmit terrorist në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u rikthye te nevoja që marrëdhëniet rajonale të bazohen në besim, barazi dhe respekt për sovranitetin dhe integritetin territorial.

Sipas tij, kjo qasje merr rëndësi të veçantë në kushtet kur rajoni dhe Evropa po përballen me shtim të kërcënimeve hibride dhe presioneve gjeopolitike.

Ai nënvizoi se, për Republikën e Kosovës, bashkëpunimi rajonal duhet të jetë plotësues i aspiratës së përbashkët evropiane dhe jo zëvendësues i saj. Në të njëjtën kohë, ky bashkëpunim duhet të sjellë përfitime konkrete përmes forcimit të lidhjeve rajonale, tregtisë, energjisë, bashkëpunimit digjital, mobilitetit dhe qëndrueshmërisë.

Konjufca tha se këto mekanizma duhet të maten në bazë të ndikimit dhe përfitimeve që u sjellin qytetarëve.

Ai shtoi se të rinjtë kërkojnë mundësi, lëvizje të lirë dhe mirëqenie, ndërsa detyra e institucioneve është që këto mundësi t’i krijojnë brenda rajonit.

të fundit

Masakra e Mejës: Gjykata lejon gjykimin në mungesë të 53 të akuzuarve

Një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë, Masakra e Mejës, po tenton të marrë epilog ligjor. Gjykata…

15 seconds ago

Policia e Kosovës dhe FBI-ja zgjerojnë partneritetin për sigurinë dhe luftën kundër krimit

Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë së SHBA-së kanë riafirmuar përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në fusha…

1 minute ago

Eurokodet si standard i vetëm për ndërtime më të sigurta, Josifovski: Çmimet e banesave nuk do të rriten domosdoshmërisht

Në Maqedoni ndërtohet sipas standardeve paralele, atyre të vjetra të viteve ’80 dhe ’90 dhe eurokodeve, por për ndërtime më…

5 minutes ago

Putin warns Ukraine of consequences for attacks on Russian citizens

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska ishte gati të rifillonte negociatat me Kievin pas zgjedhjeve parlamentare, por Ukraina u…

12 minutes ago

Speech at the UN: Rama does not mention Kosovo or the KLA

Në Kosovë kishte një pritshëmri të lartë se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do t’i kushtonte hapësirë në fjalimin e…

12 minutes ago

New documents revive suspicions: Did Hitler kill his niece after an argument?

Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngre dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë…

13 minutes ago