Categories: kosovë

Konjufca i kërkon Kallasit që BE-ja të reagojë më ashpër ndaj deklaratave të Paunoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ku kërkon që BE-ja të mbajë qëndrim më të fortë ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq.

Paunoviq kishte deklaruar se, po të gjendej në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Të lidhura

None found

Në letrën drejtuar Kallasit, Konjufca e konsideron këtë deklaratë si “lavdërim të qëllimshëm të krimeve të luftës”, nxitje të urrejtjes dhe rrezik për paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ai vlerëson se fjalët e një ministreje në detyrë nuk mund të paraqiten si një gabim i zakonshëm. Sipas Konjufcës, intervista e saj përmbante retorikë revizioniste dhe armiqësore, e cila cenon dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministri në detyrë ka shprehur po ashtu shqetësim për reagimin e parë të Bashkimit Evropian, të cilin e ka cilësuar si të vonuar dhe të kufizuar.

“Një reagim publik më i qartë dhe më i fuqishëm është i domosdoshëm për të mbështetur angazhimin e Bashkimit Evropian për parandalimin e krimeve mizore, refuzimin e gjuhës së urrejtjes dhe luftimin e revizionizmit historik”, thuhet në letër.

Në dokument, Konjufca kërkon që BE-ja ta dënojë hapur dhe qartë deklaratën e ministres Paunoviq, t’u rikujtojë institucioneve serbe se deklarata të tilla nuk përputhen me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit, si dhe ta trajtojë këtë çështje në dialogun politik me Serbinë dhe në procesin e integrimit evropian.

Ai i ka kërkuar gjithashtu Kallasit që sa më shpejt të zhvillojnë një takim ose një bisedë telefonike për këtë çështje.

Në përmbyllje të letrës, Konjufca thekson se Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për demokracinë shumetnike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve. Ai nënvizon se spastrimi etnik dhe ndëshkimi kolektiv mbeten të papranueshme në çdo formë.

të fundit

Nga Spitali i Traumës, studentët kërkojnë hetim për dhunën: Përgjegjësi penale edhe për efektivët që urdhëruan përdorimin e forcës

Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur…

3 minutes ago

Përplaset nga makina teksa lëvizte me biçikletë, 55-vjeçari humb jetën në spitalin e Beratit

Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari është regjistruar në fshatin Perondi, në bashkinë Kuçovë. Viktima, i identifikuar si…

3 minutes ago

Rrëfime prekëse për Çamërinë, Hysni Alushi tregon pengun e të atit dhe Enkelejda Arifi kujton vuajtjet e familjes

Këngëtarët Hysni Alushi dhe Enkelejda Arifi ishin të ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ndanë me moderatoren Erjona Rusi…

4 minutes ago

Como dominon Juventusin 3-0, Kolo Muani përjashtohet dhe Zhegrova mbetet në stol

Como ka shënuar fitore të thellë si nikoqir ndaj Juventusit, në derbin italian të vlefshëm për xhiron e 13-të në…

7 minutes ago

Peleshi calls for an impartial investigation into the wounding of MP Kliti Hoti at a protest

Me keqardhje dhe shqetësim mësova për lëndimin e deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së sotme në Tiranë. I uroj shërim…

24 minutes ago

Spanish election: Poll predicts possible end to Socialist rule and a narrow majority for the right

Partitë e djathta në Spanjë, Partia Popullore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox, mund të sigurojnë një shumicë…

24 minutes ago