Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së shtunës në Ferizaj të Kosovës, ku një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Mejdi Xhaferri”, ku pas të shtënave, i riu u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë.
None found
Policia Rajonale e Ferizajt konfirmoi se i dyshuari, shtetasi E.M., është lokalizuar dhe ndaluar në kohë të shpejtë, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar.
E plagosura mori ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet në vendin e ngjarjes janë kryer nga ekipi hetimor, ndërkohë që motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në…
Dashi Mundësia e përkeqësimit të gjendjes suaj sa vjen dhe bëhet më e fortë. Pavarësisht nga rrethanat e përgjithshme të…
Anton Quni ka thënë se që nga arrestimi i ish- pjesëtarëve të UÇK-së ka zgjedhur të mos prononcohet për këtë…
Anton Quni ka thënë se që nga arrestimi i ish- pjesëtarëve të UÇK-së ka zgjedhur të mos prononcohet për këtë…