Categories: kosovë

Komisioni për Persona të Zhdukur: Mungesa e dokumentacionit dhe qasja e kufizuar po e bëjnë të ndërlikuar verifikimin e varrezave masive

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se i ka përcjellë deklaratat publike të aktivistes për të drejtat e njeriut Natasha Kandić dhe se çdo e dhënë që mund të ndihmojë në sqarimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë merret me seriozitet maksimal.

Të lidhura

None found

Për ‘Bota sot’, Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, është shprehur se lokacionet e përmendura mbeten ende në mesin e zonave që konsiderohen me interes dhe me prioritet për verifikim.

“Në dijeni të deklarimeve publike të znj. Natasha Kandić, Komisioni vlerëson çdo informacion që mund të kontribuojë në ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë. Edhe lokacionet e përmendura vazhdojnë të jenë në mesin e zonave me interes dhe prioritet për verifikim”, thotë për ‘Bota sot’, Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Sipas Garës, puna hetimore e zhvilluar deri tani rreth varrezave masive ka treguar se në raste të caktuara janë përdorur struktura shtetërore për të fshehur trupat e viktimave të luftës.

“Përvoja jonë, përfshirë konfirmimin e deri më tani pesë varrezave masive në territorin e Serbisë, ka dëshmuar se objekte dhe struktura nën kontrollin e aparatit shtetëror serb janë përdorur për fshehjen e trupave të viktimave të luftës”, thekson Komisioni.

Megjithatë, ky institucion vlerëson se kontrollimi i lokacioneve të dyshuara vazhdon të jetë një proces i ndërlikuar, sidomos kur bëhet fjalë për hapësira ushtarake ku qasja është e kufizuar.

“Bëhet fjalë për komplekse të mëdha ushtarake me qasje të kufizuar, prandaj verifikimi i tyre është sfidues dhe vështirësohet nga mungesa e dokumentacionit dhe mungesa e bashkëpunimit të plotë për lejimin e gërmimeve vlerësuese”, thuhet më tej.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka theksuar gjithashtu se do të vazhdojë përpjekjet për të siguruar qasje në të gjitha informacionet dhe arkivat që lidhen me këtë çështje, në kuadër të zotimeve ndërkombëtare.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë qasje në dokumentacionin e ish-Ushtrisë Jugosllave dhe institucioneve relevante të Serbisë, në përputhje me Deklaratën e Përbashkët për Personat e Zhdukur të 2 majit 2023. Vetëm përmes kësaj qasjeje mund të avancojë procesi i zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”, thuhet në reagim.

të fundit

Sekuestrohen pasuri rreth 1 milion euro në Kosovë në një hetim për pastrim parash nga trafiku i drogës

Policia e Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në kuadër të një operacioni të zhvilluar më 30 qershor…

3 minutes ago

MPB: Projekti “Safe City” solli rënie me 40% të viktimave në aksidentet rrugore

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se projekti “Safe City”, i vënë në funksion këtë vit, ka sjellë ulje të…

8 minutes ago

Në shëndetësi korrupsioni mbetet i përhapur: 84 për qind e punonjësve thonë se është prezent

Para, dhurata, kuponë para një shërbimi, referime për tarmine private, pagesë për shërbime falas, rekomandime për ilaçe specifike, laboratorë dhe…

21 minutes ago

“Administrohej nga persona privatë”/ Dosja “Partizani”, ish-ministri Oketa në seancë: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë dëshmisë së tij për dosjen “Partizani”, ka deklaruar se fillimisht ka qenë zëvendëskryeministër, më…

24 minutes ago

Jordan Henderson përfundon në spital pas festës së golit, ndonëse nuk luajti asnjë minutë

Anglia festoi një fitore historike 3-2 ndaj Meksikës dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës, por mbrëmja u…

30 minutes ago

Ndalohen në Tetovë një i mitur 16-vjeçar, dyshimet lidhen me vjedhje në objekte fetare

Policia e Tetovës ka ndaluar një 16-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes dhe…

34 minutes ago