Categories: kosovë

Komisioni i Sigurisë jep mbështetje fillestare për Projektligjin e AME-së, kërkohet shqyrtim i detajuar

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dhënë miratimin në parim për Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), i cili synon të përcaktojë bazën ligjore për funksionimin e kësaj agjencie.

Kryetari i komisionit, Mefail Bajqinovci, deklaroi se qëllimi kryesor i nismës është krijimi i një kuadri ligjor të qartë për AME-në. Ai propozoi që projektligji të miratohet në lexim të parë, duke theksuar se në këtë fazë bëhet fjalë vetëm për miratim në parim.

Të lidhura

None found

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e mbështeti kalimin fillestar të projektligjit dhe dërgimin e tij në seancë. Megjithatë, ajo kërkoi që dokumenti të analizohet me kujdes të veçantë dhe që procesi të mos përshpejtohet, pasi ligji duhet të hartohet në mënyrën e duhur.

Sipas Musliut, rëndësia e projektligjit kërkon një shqyrtim të plotë përpara përfundimit të procedurave të miratimit.

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, e vlerësoi këtë nismë si të rëndësishme për funksionimin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave. Ajo bëri të ditur se ligji përkatës nuk është ndryshuar që nga viti 2014.

Selimi nënvizoi se, bazuar në praktikën e komisionit, të gjithë anëtarët kanë mundësi të marrin pjesë në punën për hartimin e projektligjit. Ajo shprehu besimin se ndryshimet do të ndihmojnë në funksionimin më të mirë të agjencisë.

të fundit

Nagavci nis procedurën për Komisionin Hetimor mbi rastin e Arlinda Zekajt

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda…

3 minutes ago

Komisioni nuk pranon kërkesën e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme për vrasjen e Arlinda Zekajt

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe…

4 minutes ago

Peci paralajmëron kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK-së: “Dy vite linçim e shpifje

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas zhvillimeve në Prokurorinë Speciale lidhur me çështjen e granteve, duke thënë se…

4 minutes ago

Finlanda dhe Norvegjia diskutojnë me Putinin hapat drejt paqes në Ukrainë

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus,…

5 minutes ago

Gjykata liron 12 protestues në Tiranë dhe cakton masën “detyrim paraqitje”

Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të arrestuar në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit…

7 minutes ago

Neymar në rrezik për një pezullim të gjatë pas shkeljes së “rregullit Vinicius Junior

Neymari përballet me masa disiplinore në Brazil, pasi është dërguar para Gjykatës së Lartë të Drejtësisë Sportive (STJD) për shkeljen…

10 minutes ago