kosovë

Komisioni Europian propozon: Nëse Serbia nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën të mos anëtarësohet në BE

Komisioni Europian i propozon Këshillit të BE-së të ndryshojë kornizën e bisedimeve me Serbinë, duke e kushtëzuar anëtarësimin e saj në bllok me zbatimin e marrëveshjeve që ka arritur deri tani me Kosovën gjatë dialogut.

Mediat shkruajnë se propozimi u dorëzua të premten dhe ndryshimet e mundshme prekin kapitullin 35 për Serbinë. Gjatë muajit dhjetor kryeministrja Ana Bërnabiç pati deklaruar se vendi i saj nuk do t’i zbatonte të gjitha marrëveshjet për të cilat u pajtua me Kosovën.

Pas arritjes së Marrëveshjes në Bruksel në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe aneksit për zbatimin e saj në Ohër në mars, Bashkimi Evropian kishte ngulur këmbë se këto marrëveshja janë ligjërisht obliguese për palët, pavarësisht se ato nuk janë nënshkruar.

Kapitulli i 35 i negociatave të anëtarësimit, i cili quhet “çështjet tjera” në rastin e Serbisë përfshin edhe normalizimin e raporteve me Kosovën. Ky kapitull ishte hapur ndër të parët qysh në dhjetorë të vitit 2015, për të përcjellë përmes tij përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bashkimi Evropian në mënyrë të vazhdueshme u ka vënë në dukje Beogradit dhe Prishtinës se rrugëtimi tyre drejt anëtarësimit në bllok kalon përmes përparimit në normalizimin e marrëdhënieve.

të fundit

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri/ Arrestohen 3 persona, njëri prej tyre i dënuar për vrasje (EMRAT)

Policia e Tiranës, ka goditur një grup kriminal që shiste armë zjarri. Në pranga u vunë 3 persona, anëtarë të…

13 minutes ago

Vrau 57-vjeçarin Petrit Ndou, zbardhet dëshmia e autorit: Më gërvishti makinën, kaluam paralel dhe…

Andri Vokrri, i arrestuari si i dyshuar për vrasjen me çekiç të Petrit Ndou, ka shfaqur pendesë për krimin. Ai…

18 minutes ago

Hyrje e re në shtëpi, këngëtarja e njohur futet në BBVA5

Një tjetër emër i njohur i është bashkuar sonte shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, duke sjellë emocione dhe…

45 minutes ago

Shtatzënë për herë të katërt, përse Usha Vance po bën histori pas 155 vitesh?

Usha Vance, gruaja e zëvendëspresidentit JD Vance, së shpejti mund të bëjë histori si Zonja e Dytë e dytë dhe…

60 minutes ago

Ish-deputetja e Partisë Socialiste emërohet drejtoreshë e AKU-së

Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Gjylametit i është besuar ky…

1 hour ago

A mund ta shkatërrojë Brooklyn markën familjare?

Brooklyn Peltz Beckham, djali i madh i Sir David dhe Victoria Beckham, ka bërë deklarata tronditëse publike duke akuzuar prindërit…

1 hour ago