Kolonel Sam Sargeant, komandant i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, është takuar në objektin e komunës me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq.
None found
Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ky takim është zhvilluar në kuadër të angazhimit të rregullt që KFOR-i mban me udhëheqësit vendorë.
Në qendër të bisedimeve kanë qenë gjendja e sigurisë, si edhe çështjet që kanë ndikim në komunë.
Gjatë takimit, kolonel Sargeant theksoi përkushtimin e KFOR-it për bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore, me synimin për të forcuar bashkëveprimin dhe për të ndihmuar në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të jenë të tensionuara, ndërsa situata në Lindjen e Mesme mbetet e…
FIFA ka emëruar ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës që do të zhvillohet nesër (e enjte)…
Kanadaja është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një dentist dyshohet se u ka marrë jetën dy fëmijëve të…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski gjatë takimit me kryetaren e KE-së, Marta Kos tha se vizita e sotme është një…
Organizata Albanians For America ka përkujtuar Agronin, Mehmetin dhe Ylli Bytyqin në 27-vjetorin e vrasjes së tyre, duke bërë thirrje…
E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka avokuar sërish që Kosova të diversifikojë furnizimin…