Categories: kosovë

Kocka zbulohen në Kalludër, Kurti u kërkon SHBA-së, BE-së dhe Britanisë të shtojnë trysninë ndaj Serbisë

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, bëri të ditur se gjatë procesit të gërmimit dhe ekshumimit në varrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut janë gjetur kocka.

Pas këtij zbulimi, ai u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të ushtrojnë më shumë presion mbi Serbinë për hapjen e arkivave ushtarake dhe sqarimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Të lidhura

None found

Postimi i plotë:

Kurti tregoi se, së bashku me drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, kryesuesin e porsaemëruar të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani, si dhe drejtuesin e njësisë së këtij Komisioni, Kushtrim Gara, ka parë nga afër gërmimet në varrezën masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut. Në atë vend dyshohet se janë fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë nga forcat e armatosura të Serbisë.

Ai tha se pikërisht gjatë qëndrimit të tyre në atë zonë, nga gërmimet dhe ekshumimi dolën në pah kocka. Sipas Kurtit, është e dhimbshme, pikëlluese dhe e mundimshme të shihet se si, 27 vjet pas luftës, e vërteta që Serbia u përpoq jo vetëm ta mohonte, por edhe ta fshihte e ta zhdukte, po bërtet dhe po zbulohet.

Për të sqaruar fatin e të zhdukurve nga lufta e fundit, Kurti e cilësoi jetike rritjen e trysnisë nga faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, ndaj fqinjit verior. Ai kërkoi zbatimin e Deklaratës për të Zhdukurit me Dhunë, për të cilën u arrit dakordim më 2 maj 2023 në Bruksel.

Sipas tij, procesi do të lehtësohej dhe përshpejtohej nëse arkivat do të hapeshin menjëherë, përfshirë atë të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave. Kurti tha se kjo brigadë ka kryer masakra në Kosovë, posaçërisht në Drenicë, ndërsa arkivi i saj është klasifikuar nga shteti serb në vitin 2014 për tri dekada. Hapja e tij, shtoi ai, mund t’i japë fund ankthit të qindra familjeve që vazhdojnë të presin mundësinë për t’u dhënë të paktën një lamtumirë dinjitoze njerëzve të tyre më të dashur.

Kurti përmendi gjithashtu arrestimin e fundit nga Serbia të shtetasve të saj, të akuzuar për spiunim, të cilët kanë dëshmuar para institucioneve ndërkombëtare lidhur me krimet e luftës në Kosovë. Sipas tij, ky rast vërteton se trysnia ndërkombëtare është e domosdoshme, nëse synohet realisht zbardhja e së vërtetës dhe arritja e drejtësisë.

Ai vlerësoi se veprime të tilla tregojnë se Serbia jo vetëm që nuk ka interes për të vërtetën, drejtësinë dhe paqen, por ndalon dhe burgos këdo që mendon në atë drejtim.

të fundit

Bejta rikthen në Big Brother VIP Kosova 5 vallëzimin viral të këngës “Lule

Këngëtari i njohur Bejta, ka krijuar atmosferë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 5. Gjatë…

5 minutes ago

I shfrytëzuam dobësitë e Tiranës dhe e vendosëm ndeshjen”, Dede fokusohet te Conference League: Duhet të rikuperojmë para sfidës me Craiovën

Nevil DedeEgnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

5 minutes ago

Two people arrested in Gostivar, police seize cocaine and marijuana

Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…

13 minutes ago

26-year-old Albanian arrested in Greece, suspected of killing compatriot in Thessaloniki in 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

14 minutes ago

I never saw him cry,” Jessica’s father reveals suspicions about her husband: She lived in fear that she might die

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

14 minutes ago

Gërvalla: The Prosecutor’s Office knew about the violence and threats against Arlinda Zekaj as of July 10

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e…

14 minutes ago