kosovë

KiE diskuton për aplikimin e Kosovës! Mbledhja në Strasburg, pritet votimi për raportin e Dora Bakoyannis

Duke nisur nga sot, Këshilli i Evropës do të votojë raportin e Dora Bakoyannis për aplikimin e Kosovës për të qenë anëtare e këtij institucioni.

Votime do të ketë në komitetet e posaçme dhe në Asamblenë Parlamentare. Komiteti për Barazi dhe Mosdiskriminim, sot në darkë, te pika e katërt e rendit të ditës do të diskutojë raportin për aplikimin e Kosovës në Asamble.

Po ashtu, kjo çështje do të diskutohet në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut. Nesër, do të mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare, ku pjesë e punimeve është edhe Kosova. Nesër do të zhvillohen debatet për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Raporti i Dora Bakoyannis, duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë.

Asambleja Parlamentare ka 46 shtete anëtare me gjithsej 302 anëtarë plus 306 zëvendësues. Janë 34 shtete që kanë njohur Kosovën, ndërsa 14 që nuk e kanë bërë një gjë të tille. Në qoftë se votimi është i suksesshëm, i njëjti raport do të procedohet te Komiteti i Ministrave, takim i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj 2024. Procesi i votimit në tërësi do të jetë sfidues, kjo pasi disa vende si Spanja, janë shprehur hapur kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës./albeu.com

të fundit

Karoglan para sfidës me Teutën: Besoj te Partizani, frika nuk ka vend në futboll

Mislav Karoglan Partizani do të udhëtojë nesër drejt Durrësitë për t’u përballur me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”, takim i…

24 seconds ago

Lisandro Martinez, lojtari me paraqitjen më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi disa gabime të tij kanë ndikuar…

42 seconds ago

Hasani: Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë ndryshimet në Serbi dhe të kërkojnë hetim për pasivizimin e adresave

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

10 minutes ago

Publikohen formacionet e Malisheva – Feronikeli 74, këto janë zgjedhjet e Rexhës dhe Berishës

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…

12 minutes ago

Po bëni gabim të madh që po merreni me mua”, Nichi i drejtohet Fuegos

Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…

23 minutes ago

Alba Pollozhani akuzon Arlinda Morinën dhe Edonit Elshanin për përdorim të paautorizuar të imazhit, paralajmëron padi

Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…

24 minutes ago