Categories: kosovë

KGJK vulos rezultatet e zgjedhjeve, Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani anëtarët e rinj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave themelore, Gjykatës Administrative dhe Dhomave të Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, raporton Ekonomia Online.

Të lidhura

None found

Në mbledhje, anëtari i KGJK-së, Ahmet Imami, paraqiti ecurinë e plotë të procesit zgjedhor, duke nënvizuar se ai është realizuar sipas planit dhe kalendarit të miratuar nga Këshilli, si dhe nën vëzhgimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe të shoqërisë civile.

“Kjo ka qenë një proces i zgjatur me të dyja datat që është zhvilluar, por më lejoni shkurtimisht me paraqit këtë kronologji. Ashtu siç e dimë të gjithë, Këshilli Gjyqësor ka miratuar datat e zgjedhjeve në gjykatat themelore të vendit. Komisioni, në bazë të planit dhe kalendarit, ka organizuar procesin si vijon: 16 qershor janë organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga katër kandidatë të nominuar, kandidatja e kualifikuar në votimin zgjedhor ka qenë gjyqtarja Valentina Sopjani. Më 17 qershor Komisioni ka organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe në Ferizaj. Në Gjilan nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm për t’u kualifikuar në votimin zgjedhor, ndërsa në Ferizaj ka qenë gjyqtari Ilir Bytyqi. Më 18 qershor, Komisioni ka organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe në Pejë. Në Mitrovicë, kandidat të kualifikuar kemi pasur gjyqtarin Agron Maxhuni, kurse në Pejë, kandidati i kualifikuar ka qenë gjyqtari Besnik Shala. Ndërsa më 19 qershor, Komisioni ka organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Prizren, ku sipas rezultatit të datës 19 qershor, kandidatja e suksesshme, e kualifikuar në votimin zgjedhor, ka qenë gjyqtarja Diona Bajrami. Me datën 22 qershor, komisioni ka pranuar një e-mail ku kandidati, respektivisht gjyqtari Besnik Shala, është tërhequr nga gara. Komisioni ka miratuar listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar për datën 23 qershor, të cilët kanë qenë: gjyqtari Agron Maxhuni nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega Vushtrri; gjyqtarja Diona Bajrami nga Gjykata Themelore në Prizren; gjyqtari Ilir Bytyqi nga Gjykata Themelore në Ferizaj; dhe gjyqtarja Valentina Sopjani nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Me datën 23 qershor është mbajtur votimi zgjedhor, ku sipas rezultatit nga këta katër kandidatë të kualifikuar, votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor i kanë fituar gjyqtari Agron Maxhuni dhe gjyqtarja Valentina Sopjani. Është me rëndësi të theksohet se si në zgjedhjet e mbajtura në gjykatat themelore, po ashtu edhe në tubimin zgjedhor, kemi pasur monitorim nga partnerët ndërkombëtarë dhe nga shoqëria civile. Po ashtu, vlen të theksohet se i gjithë procesi i votimit zgjedhor është paraqitur drejtpërdrejt në faqen e Këshillit. Një risi në këtë proces ka qenë se çdo votë e numëruar është paraqitur në ekran dhe të gjithë pjesëmarrësit në tubim kanë pasur mundësi ta shohin se si bëhet numërimi më tutje. Unë, para se t’i propozoj Këshillit certifikimin e rezultateve, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time anëtarëve të komisionit gjyqësor, gjyqtares Afërdita Bytyqi dhe gjyqtarit Fahret Velija, po ashtu edhe stafit mbështetës, të cilët asnjëherë nuk janë kursyer që të kontribuojnë që procesi të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Andaj, në bazë të elaborimit që bëra, unë i propozoj Këshillit Gjyqësor që të certifikojë rezultatet, ku kandidatët e zgjedhur, respektivisht anëtarët e rinj të zgjedhur nga ky proces zgjedhor, janë gjyqtari Agron Maxhuni dhe gjyqtarja Valentina Sopjani”, tha ai.

Pas këtij prezantimi, KGJK-ja miratoi certifikimin e rezultateve dhe zyrtarizoi zgjedhjen e gjyqtarit Agron Maxhuni dhe gjyqtares Valentina Sopjani si anëtarët më të rinj të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve.

të fundit

Norvegjia shpërthen në festë pas triumfit historik, në dhomën e zhveshjes ushton: “Nuk do të kthehemi kurrë në shtëpi”

Norvegjia po vazhdon të jetojë ëndrrën në Kupën e Botës, pasi eliminoi Brazilin me rezultat 2-1 dhe siguroi për herë…

2 minutes ago

Çela hap thirrjen për 3 vende në KLP, prokurorët kanë kohë deri më 21 korrik për të dorëzuar kërkesën

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre…

4 minutes ago

Four dead in an Israeli strike in southern Lebanon

Mediat lokale raportojnë se katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi izraelit në jug të Libanit. Agjencia…

6 minutes ago

“20 million euros for emergencies” / Ervin Demo: Support package coming very soon for those on the front line of the fires

Gjatë konferencës për mediat, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, ka deklaruar se infrastruktura e emergjencave do të përmirësohet falë…

7 minutes ago

Këlliçi Releases Photos: Rama Adds More Luxury to His Office While Citizens Fill the Squares Against Corruption and Arrogance

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot luksin që Edi Rama po ia shton vetes në zyrë, ndërkohë që…

7 minutes ago

Three people sent to trial in Berat after live-in partner was pushed into prostitution with the help of others

Prokuroria e  Beratit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre shtetas, pas zbardhjes së një rasti të dyshuar…

7 minutes ago