Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur t’i autorizojë kryetarët e Gjykatës Supreme, të Apelit, Administrative, Komerciale dhe Themelore në Prishtinë që të marrin masa për situatën e krijuar nga temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë.
None found
Pas këtij vendimi, u mbetet vetë kryetarëve të këtyre gjykatave që, mbi bazën e vlerësimit të tyre, të përcaktojnë nëse puna duhet të reduktohet apo të pezullohet.
Në mbledhjen e mbajtur sot, kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaçi, theksoi se, pavarësisht vlerësimit të kryetarëve, ata mund të vendosin për ulje të aktivitetit ose ndërprerje të punës deri në përmirësimin e gjendjes.
“Autorizojmë kryetarët e Gjykatës Supreme, së Apelit, Komerciale, Themelore dhe Administrative që të vlerësojnë kushtet e punës, gjendjen e temperaturave të larta dhe pavarësisht nga vlerësimi të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësimin e gjendjes”, tha Thaçi.
Sipas tij, situata në Pallatin e Drejtësisë ka arritur në një pikë alarmante dhe është e patolerueshme.
“Unë që nga 2017 kam qenë pjesë e punës në Gjykatën e Apelit dhe Supreme dhe gjendja është alarmante, është e papranueshme, e patolerueshme. Më nuk po flasim për kushtet e punës po flasim për jetën e njerëzve, është detyrim i joni që të sigurojmë të paktën mos të pësojnë me shëndet. Në ora 11 mendojnë se a munden me mbijetua deri në ora 16:00”, tha ai.
Johan CortesJohan Cortes nuk do të jetë më pjesë e klubit të Tiranës për sezonin e ardhshëm [...]Read More...
Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi ka vlerësuar se reagimet e autoriteteve dhe mediave serbe ndaj vizitës së Presidentit të…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga ‘Eagle Stadium’ ku po mbahet koncerti gjigant nga reperi amerikan Kanye West.…
Departamenti amerikan i Drejtësisë gjendet përballë një rasti të pazakontë në përpjekjet kundër trafikut të narkotikëve.Uashingtoni beson se në krye…
Shakira do të performojë në Piramidat e Mëdha të Gizës më 28 nëntor, duke u rikthyer në një nga vendet…
Teksa mbrëmjen e sotme po zhvillohet koncerti i shumëpritur i Kanye West, një personazh i njohur i showbiz-it ka vendosur…