Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj njoftimit të KFOR-it për nisjen e largimit gradual nga prania e përhershme në Urën kryesore të Mitrovicës.
None found
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka vënë në pikëpyetje rolin e ish-udhëheqësve politikë të dalë nga UÇK-ja, të cilët, sipas tij, gjatë 27 viteve kanë mbajtur poste të rëndësishme shtetërore, përfshirë ato të kryeministrit, ministrit dhe presidentit, ndërsa paralelisht janë angazhuar edhe në biznese e patundshmëri.
Gjinovci ka pretenduar se funksionet politike dhe pasuritë e krijuara prej tyre janë justifikuar me “çlirimin”, duke theksuar se çlirimi i Kosovës është realizuar nga NATO-ja.
Sipas tij, Ura e Ibrit ka qëndruar e mbyllur për 27 vjet si simbol i kontrollit serb në veri. Pas nisjes së largimit të KFOR-it, ai u ka bërë thirrje ish-pushtetarëve që të përdorin automjetet e tyre të shtrenjta dhe të shkojnë ta shohin gjendjen në veri, duke kaluar lirisht pranë urës.
Në fund të reagimit, Gjinovci ka shkruar: “Poshtë Albin Serbia!”.
Diego Simeone ka thyer një rekord historik në La Liga, duke u bërë trajneri me më së shumti fitore në…
Lideri demokrat, Sali Berisha, ka deklaruar se negociatat me partitë opozitare për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjet e 9…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Cincinnati të Ohajos, SHBA, ku një djalë vetëm 4 vjeç ka humbur jetën pasi…
Orari fleksibël, mundësia për të punuar nga shtëpia dhe turnet e përshtatura po shihen gjithnjë e më shumë si zgjidhje…
Një 20-vjeçar nga Gjilani u arrestua të shtunën rreth orës 22:00 në Gjilan, pasi Prokuroria konstatoi se ai mblodhi mbi…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që Këshilli i BE-së të kërkojë nga Komisioni Evropian…