Categories: kosovë

KFOR-i: Stabiliteti i qëndrueshëm në Kosovë kërkon zgjidhje politike

KFOR-i njoftoi për vizitën në Kosovë të komandantit suprem të forcave aleate të NATO-s për Evropë (SACEUR), gjeneralit Alexus G. Grynkewich, i cili u prit nga komandanti i misionit, gjeneralmajor Roberto Vergori.

Gjatë vizitës u diskutua procesi i optimizimit të KFOR-it, i cili mbështetet në një vlerësim të përbashkët të përmirësimeve të vërejtura në situatën e sigurisë.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, çdo ndryshim në numrin dhe përbërjen e trupave të KFOR-it do të kryhet gradualisht dhe me kujdes. Këto përshtatje do të bazohen në vlerësimet e vazhdueshme nga terreni dhe do të jenë të kthyeshme nëse shfaqen zhvillime të rëndësishme të sigurisë që mund të cenojnë sigurinë lokale apo stabilitetin rajonal.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, gjenerali Grynkewich dhe gjeneralmajori Vergori zhvilluan takime me përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve të Kosovës, si dhe me përfaqësues të Listës Serbe.

Këto takime përcollën sërish qëndrimin se siguria afatgjatë nuk mund të garantohet pa një zgjidhje politike, dialog gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim.

Vizita e zyrtarëve të NATO-s përfundoi në Manastirin e Graçanicës, ku ata u takuan me përfaqësues fetarë.

KFOR-i theksoi se do të vazhdojë të jetë garantues i palëkundur i stabilitetit dhe të kontribuojë për një mjedis të sigurt e të qetë, si dhe për lirinë e lëvizjes së të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë.

Misioni do ta përmbushë këtë rol në përputhje me mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

të fundit

Paralajmërim për ndotjen me plumb/ Gjykata pezullon përkohësisht planin e ushtrisë për shpërthimin e 5 tonë eksploziv në Iowa

Një operacion i ushtrisë amerikane për shpërthimin e kontrolluar të rreth 5 tonëve material eksploziv në shtetin e Iowa-s është…

25 minutes ago

Defekti teknik në sistemin e Delta Airlines shkakton kaos në aeroportet e SHBA-së para Ditës së Falënderimeve dhe vonon mijëra fluturime

Kaos në trafikun ajror amerikan vetëm pak ditë përpara festës së Falënderimeve. Kompania ajrore Delta Air Lines është përballur të…

25 minutes ago

Goditje në kokë dhe gjobë 5 milionë lekë, dëshmia tronditëse e 16-vjeçarit të shoqëruar në protestë: Nuk e paguaj dot, s’më frikësojnë

Një dëshmi e fortë vjen nga protesta e zhvilluar në Tiranë, ku një 16-vjeçar ka treguar për mikrofonin e gazetarit…

26 minutes ago

Parashikimi për Kosovën: javë me ngrica, shi dhe borë në male, temperaturat deri në -8 gradë Celsius

Vranësira, reshje shiu dhe mundësi për borë në zonat malore, ndërsa ngricat e mëngjesit dhe mjegulla do të jenë të…

28 minutes ago

Takim në Tetovë mes Kurtit, Kasamit dhe Mexhitit për zhvillimet politike dhe projektet e përbashkëta

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me Izet Mexhitin, kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin…

36 minutes ago

UNICEF: Abuzimi seksual në internet prek 12 mijë fëmijë në Maqedoni

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar ndaj abuzimit apo shfrytëzimit seksual në internet, tregon…

36 minutes ago