Trupat e Komandës Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar një ushtrim reagimi me ulje nga ajri në afërsi të Kampit Bondsteel. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte forcimi i koordinimit mjekësor shumëkombëtar dhe i aftësive për një reagim të shpejtë.
None found
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se stërvitja përfshiu mjete ajrore, ekipe mjekësore fluturimi dhe pjesëmarrës me role të ndryshme, të cilët praktikuan procedurat për administrimin e viktimave, trajtimin dhe evakuimin në raste emergjente.
KFOR-i theksoi se aktivitete të këtij lloji rrisin ndërveprimin ndërmjet njësive të misionit dhe sigurojnë që personeli të jetë gati të përgjigjet shpejt dhe me efektivitet në skenarë të ndryshëm.
Sipas misionit të NATO-s në Kosovë, ushtrimet e tilla ndihmojnë në ruajtjen e gatishmërisë operacionale, të ndërgjegjësimit për gjendjen në terren dhe të aftësive të nevojshme për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…