Categories: kosovë

Kërkime për të zhdukurit në Kalludër, Peci: E vërteta nuk mund të mbulohet

Në Kalludër të Zubin Potokut po kryhen gërmime në kuadër të përpjekjeve për të sqaruar fatin e personave që vazhdojnë të figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Të lidhura

None found

Punimet janë vizituar sot nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, dhe nënkryetari Enis Osmani. Në këtë zonë po kërkohen trupat e personave të pagjetur gjatë luftës.

Në reagimin e tij pas vizitës, Peci e ka cilësuar çështjen e të pagjeturve dhe të krimeve të luftës si një prej plagëve më të rënda që vazhdon të rëndojë mbi shoqërinë kosovare.

Ai ka shkruar se, edhe pas më shumë se dy dekadash, Kosova vazhdon të ketë varre të hapura, ndërsa plagët e shkaktuara nga lufta ende kullojnë.

Peci ka drejtuar kritika ndaj Serbisë, duke thënë se ajo nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Sipas tij, Mitrovica ka paguar çmimin më të lartë për lirinë.

Duke folur për veriun e Kosovës, kryetari i Mitrovicës ka deklaruar se varrezat janë gjithashtu dëshmi të gjurmëve të historisë dhe të pranisë shqiptare në këto troje.

Sipas Pecit, asgjë nuk mund ta fshehë të vërtetën, pasi gjaku nuk humbet dhe dheu nuk e lejon krimin të mbetet i mbuluar.

Ai ka sjellë në vëmendje edhe vuajtjen e familjarëve të personave të pagjetur, të cilët prej afër tri dekadash jetojnë mes pritjes, dhimbjes dhe kërkimit për më të dashurit e tyre.

Peci ka theksuar se këto familje ende mbajnë gjallë shpresën se një ditë do të kenë mundësi të vendosin lule mbi varret e familjarëve të tyre.

të fundit

Kurti congratulates Albanians after elections in Serbia and comments on Vučić’s defeat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…

4 hours ago

Agron Shehaj: after Vuçiç’s defeat, Edi Rama is next! No autocrat can escape the power of youth

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…

4 hours ago

Agron Shehaj: Pas humbjes së Vuçiçit, radha i vjen Edi Ramës! Asnjë autokrat nuk i shpëton forcës së rinisë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…

4 hours ago

Kurti përgëzon shqiptarët pas zgjedhjeve në Serbi dhe komenton humbjen e Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…

4 hours ago

Supreme Court orders Brazil presidential vote extended by two hours

Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…

5 hours ago

Salianji on Serbia’s elections: Vuçiç has fallen, Rama remains the last autocrat in the Balkans

Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…

5 hours ago