Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se deklarata e rënë dakord në Samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë, nuk i përmend sanksionet kundër Rusisë e as ndikimin keqdashës rus.
Kjo, sipas tij, u bë e mundur me kërkesë të Serbisë.
None found
“Pjesëmarrësit ranë dakord që ta heqin pjesën për sanksionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë… Jemi informuar se kjo është pranuar. Nuk ka sanksione, nuk flitet për sanksione dhe nuk përmendet ndikimi keqdashës rus”, tha Vuçiç.
Duke folur për gazetarët pas samitit, ai tha se nuk ishte e drejtë kërkesa e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të mos hiqen këto pika.
“… sepse u thashë, nëse këtë e përjeton kështu një numër i madh prej jush, atëherë le t’i përfshijmë edhe disa që ne konsiderojmë se kanë ndikim keqdashës… dhe pastaj i kanë hequr”, tha Vuçiç.
“U thashë se, pavarësisht dëshirës për të ruajtur ligjin ndërkombëtar dhe miqtë ukrainas, ne nuk mund ta pranojmë këtë”, shtoi presidenti serb.
Deklarata e Samitit për Ukrainën në Tiranë nuk është bërë publike ende.
Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës që ka nisur në shkurt të vitit 2022.
Beogradi zyrtar ka mbështetur vetëm disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara, që kanë kundërshtuar pushtimin rus.
Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në projektin e rinovimit të vazhdueshëm të stadiumit ‘Spotify Camp Nou’,…
Platforma e njohur e statistikave Opta, ka publikuar renditjen e 100 ligave më të forta në botë, duke u bazuar…
Kanë kaluar mbi një vit e gjysmë që kur është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Hasi, Zylfi…
Franca dhe Spanja po përballen me një situatë dramatike nga zjarret, më e rënda e kaluar ndonjëherë. [...] Read More...…
Bebe Rexha vazhdon të shënojë suksese në skenën ndërkombëtare, teksa kësaj radhe ka marrë një vlerësim të veçantë nga vetë…
Një incident i rëndë është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku raportohet për të shtëna me armë pas…