Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka reaguar ashpër mbi deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Presidenti serb është shprehur se Serbia do të “përgjigjet ashpër” ndaj arrestimit të Igor Popoviq, i cili e ka quajtur UKÇ-në “organizatë terroriste”.
Kuriti i ka cilësuar këto deklarata si kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme, duke theksuar se Kosova është një shtet demokratik dhe ligjor, ku drejtësia vepron pa dallime etnike apo politike.
“Republika e Kosovës është demokratike dhe ligjore me pushtete të ndara, institucione të konsoliduara e zbatim të barabartë të ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisë, pozitës apo ndikimit politik,” deklaroi Kurti. Sipas tij, arrestimi i Popoviq lidhet me vepra penale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes etnike, dhe po trajtohet nga institucionet përkatëse në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.
Gjithashtu ai ka shtuar se retorika e Vuçiçit nuk është qëndrim individual, por politikë shtetërore që synon të minojë drejtësinë dhe paqen në rajon
“Beogradi zyrtar tregon se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes,” tha Kurti.
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…