Categories: kosovë

KDI: Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor ngre pikëpyetje kushtetuese për hapat e ardhshëm

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka cilësuar absurde dhe të papranueshme situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit.

Të lidhura

None found

Sipas këtij instituti, përfundimi i afatit të detyrueshëm prej 30 ditësh e ka gjetur Kuvendin ende të pakonstituuar.

“LVV-ja nuk e shfrytëzoi brenda këtij afati të drejtën dhe përgjegjësinë ekskluzive për të propozuar kandidatin për Kryetar. Edhe pasi afati përfundoi, ajo përsëri refuzoi të paraqiste kandidaturën dhe kërkoi kohë shtesë, duke e zgjatur me vetëdije bllokadën institucionale”, thuhet në vlerësimin e KDI-së.

KDI thekson se zhvillimet e fundit nuk mund të trajtohen më vetëm si një përplasje politike mes subjekteve parlamentare.

“Përfundimi i afatit pa konstituimin e Kuvendit ka hapur një çështje të drejtpërdrejtë kushtetuese lidhur me vlefshmërinë e procedurës që duhet të ndiqet më tej. Paraqitja me vonesë e një kandidature, një ndërprerje tjetër prej 48 orësh apo një marrëveshje e mundshme politike nuk i zhdukin vetvetiu pasojat e mosveprimit brenda afatit”.

Sipas institutit, pasojat e kësaj situate nuk mund të përcaktohen në mënyrë të njëanshme nga asnjë subjekt politik dhe as të zgjidhen duke krijuar një fakt të kryer.

“Përcaktimi i tyre është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese, e cila është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës”.

KDI kërkon që së paku dhjetë deputetë t’i drejtohen pa vonesë Gjykatës Kushtetuese, duke referuar vendimet dhe veprimet e ndërmarra pas skadimit të afatit. Instituti propozon që Gjykata të japë përgjigje për disa çështje themelore:

– nëse mosushtrimi brenda afatit i të drejtës për propozim e ka përfunduar mandatin e kësaj përbërjeje për ta mbyllur procesin e konstituimit;

– çfarë vlere juridike kanë veprimet e kryera pas përfundimit të afatit;

– si dhe cila procedurë kushtetuese duhet të ndiqet në vazhdim, përfshirë mundësinë e hapjes së rrugës drejt zgjedhjeve të reja.

“Kosovës i duhen institucione të krijuara mbi një zgjidhje kushtetuese dhe jo përmes improvizimeve politike, në mënyrë që çdo veprim i mëtejshëm të mbështetet në Kushtetutë dhe të mos krijojë precedentë të rrezikshëm për funksionimin e institucioneve të Republikës”.

të fundit

Superliga e basketbollit nis sot javën e dhjetë me dy përballje

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshjet e para të javës së dhjetë, ku në program janë…

25 seconds ago

Studentë dhe qytetarë protesta para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Qytetarë dhe studentë, janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit. Sot bëhen 175 ditë që qytetarët protestojnë kundër…

30 seconds ago

Ramabaja: Tri rryma brenda Listës Studentore në Serbi

Analisti politik Sadri Ramabaja ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen politike të Listës Studentore në Serbi, duke vënë në dyshim…

16 minutes ago

Operacion i suksesshëm për Harry Kane, sulmuesi tregon se kur planifikon rikthimin

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të premten në mbrëmje për të riparuar një këputje…

17 minutes ago

Ish-kreu i Policisë italiane Gianni De Gennaro vetëvritet me armë zjarri, ndërsa po hetohej për masakrën e Via D’Amelio ku u vra Borsellino

Ish-kreu i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas asaj…

23 minutes ago

Shorti për 1/16-tën e Kupës së Kosovës hidhet të premten në selinë e FFK-së

Tërheqja e shortit për fazën e 1/16-tës së Kupës së Kosovës do të bëhet të premten, më 27 nëntor, në…

31 minutes ago