Categories: kosovë

KDI akuzon deputetët se po pengojnë raportimin e Autoritetit të Konkurrencës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka ngritur shqetësimin se Autoriteti i Konkurrencës vazhdon të mos raportojë para Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion.

Sipas KDI-së, mungesa e raportimit dobëson mbikëqyrjen nga Kuvendi dhe llogaridhënien e institucioneve publike. Instituti thekson se kjo po ndodh ndërkohë që ka raportime se organi kolegjial i Autoritetit të Konkurrencës nuk funksionon që nga prilli i vitit 2025.

Të lidhura

None found

Çështja, sipas KDI-së, u diskutua në mbledhjen e Komisionit më 20 tetor. Raportimi i kryetares së Autoritetit, Neime Binaku-Isufi, u planifikua për 27 tetor, por u shty pasi ajo njoftoi se nuk mund të merrte pjesë.

Më 3 nëntor, Komisioni nuk arriti ta mbante mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë.

Në mbledhjen e 10 nëntorit u paraqitën dy anëtare të Autoritetit të Konkurrencës, ndërsa kryetarja mungoi. Deputetët e VV-së kërkuan që raportimi të hiqej nga rendi i ditës ose të shtyhej, por opozita nuk e mbështeti propozimin.

KDI vlerëson se mungesa e kryetares dhe përpjekjet e deputetëve për të penguar raportimin e institucioneve publike e dëmtojnë rëndë llogaridhënien. Instituti kujton se deputetët kanë për detyrë të kërkojnë dhe të sigurojnë llogaridhënie për çështjet me interes publik. Ai i referohet nenit 65, paragrafit 9, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sipas të cilit Kuvendi mbikëqyr Qeverinë dhe institucionet e tjera publike që i raportojnë atij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Instituti u kërkon deputetëve të Kuvendit të përmbushin detyrimet institucionale dhe të mos lejojnë që interesat politike të bëhen pengesë për mbikëqyrjen.

KDI kërkon gjithashtu që Komisioni për Ekonomi ta vendosë sa më shpejt sërish në rend dite raportimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe të trajtojë çështjet e ngritura.

të fundit

Largimi i parë i mundshëm i Atletico Madridit në janar, sipas Simeones

Qendërmbrojtësi 29-vjeçar i Atletico Madridit, Robin Le Normand, mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të dimrit. Sipas RNE…

2 minutes ago

Policia e Kosovës paralajmëron shitësit online për vegëzat mashtruese dhe të dhënat bankare

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë shitjes së produkteve përmes platformave online, pas evidentimit…

2 minutes ago

Rezistenca e Studentëve”: MASH po ua rëndon sërish xhepat studentëve, këtë herë përmes bursave

Në vend që të rrisë fushëveprimin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) po rishpërndan vetëm bursat, reagon nisma "Rezistenca e…

7 minutes ago

Zhegrova pritet të largohet nga Juventusi në janar

Disa lojtarë, në mesin e të cilëve është edhe Edon Zhegrova, pritet të largohen nga skuadra e Juventusit në afatin…

8 minutes ago

Around 150,000 toys from China stopped at the border for failing to meet safety standards

Rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina janë ndaluar të vendosen në tregun e Kosovës, pasi nuk…

11 minutes ago

After heated debate, committee removes Competition Authority’s report from agenda

Mes polemikave, përplasjeve dhe akuzave ndërmjet deputetëve, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka vendosur të largojë nga…

11 minutes ago