kosovë

Katër persona në Kosovë shpallen fajtorë për terrorizëm

Katër persona janë shpallur fajtorë për vepra penale që lidhen me terrorizmin apo kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin ndaj të akuzuarve me iniciale A.Gj, E.S, N.S dhe M.B për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Sipas njoftimit, E.S, M.B dhe A.Gj u gjetën fajtorë edhe për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I akuzuari N.S u gjet fajtor për veprën “lehtësim dhe financim i terrorizmit”.

Për shkak të mungesës së provave, A.Gj është liruar në mungesë provash nga vepra penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

Seanca për caktimin e dënimit është caktuar për 25 janar.

Aktakuza ndaj katër të akuzuarve ishte ngritur në dhjetor të vitit 2022. Atëbotë, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se katër personat akuzoheshin se nga marsi i vitit 2021 deri në tetor të po atij viti, kishin bërë përpjekje të krijonin një strukturë organizative “për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë”.

Sipas aktakuzës, katër të pandehurit kishin kontaktuar me një person që kishte një gradë të lartë “në organizatën terroriste Shteti Islamik” dhe ishin angazhuar që të siguronin armatime të ndryshme.

Dy prej të pandehurve, sipas Prokurorisë Speciale, u akuzuan se kishin fshehur armë të zjarrit dhe municion të llojeve të ndryshme, të cilat i kishin vendosur në bure të plastikës dhe i kishin groposur.

Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashihen dënime të ndryshme.

Që nga viti 2015, në Kosovë po ashtu ndalohet pjesëmarrja në luftëra të huaja dhe sipas ligjit, parashihen dënime deri në 15 vjet burgim.

të fundit

Netanyahu takohet me Trump për të diskutuar programin bërthamor iranian dhe kufizimet raketore

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të zhvillojë këtë të mërkurë një takim me presidentin Donald Trump. Fokusi i bisedimeve do…

6 minutes ago

Protesta në Milano/ 5 mijë persona kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike! Raportohen sulme me armë ndaj policisë

5 mijë persona kanë protestuar ditën e sotme në Milano, kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, ceremonia hapëse e së…

20 minutes ago

“Çika jem!”/ Dy banorët në dhomën e rrëfimit, Selin: Isha në studio, më mbyllët sytë dhe kur i hapa Gimbo më propozoi

Një raport i mirë mes Selin dhe Gimbos tashmë është parë dhe kuptuar nga të gjithë banorët dhe publiku. Por…

23 minutes ago

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Me Mirin kam lojën, me Gimbon jetoj

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është i vetmi banor…

45 minutes ago

Gjatë janarit u finalizuan 107 operacione policore, në pranga 498 persona

Policia e Shtetit publikoi sot një bilanc të punës së kryer gjatë muajit janar. Policia njoftoi se gjatë muajit janar…

1 hour ago

Jonida Shehu rrëfen dhimbjen e humbjes së prindërve: I shkruaja mamit në telefon nga malli

Në një rrëfim për jetën e saj, Jonida Shehu ka folur në “S’e luan topi” dhimbjen e humbjes së prindërve.…

1 hour ago