Categories: kosovë

Katër ish-drejtuesit e UÇK-së nisin përballjen ligjore në Apel

Pas vendimit të shkallës së parë, ka hyrë në një fazë të re procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ata u dënuan javën e kaluar me një total prej 81 vjetësh burgim.

Të lidhura

None found

Mbrojtja e të pandehurve ka nisur gjatë kësaj jave procedurat për të njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës mbi vendimin për ta apeluar verdiktin. Deri të premten, më 25 shtator, ekipet mbrojtëse duhet t’i bëjnë të ditur gjykatës se cilat pjesë të vendimit do të kundërshtojnë.

Sipas vendimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Avokatët kanë paralajmëruar se në Apel do të kundërshtojnë disa elemente të verdiktit, veçanërisht ato që lidhen me përgjegjësinë për vrasjet dhe ndalimet e paligjshme në një situatë ku ishte e përfshirë një palë e tretë, konkretisht NATO.

Në kuadër të hapave të mëtejshëm proceduralë, avokati i viktimave ka kohë deri më 14 tetor për të dorëzuar provat që lidhen me dëmshpërblimet. Prokuroria, ndërkaq, duhet t’i paraqesë shkresat e saj deri më 4 nëntor.

Amer Alija, përfaqësues i Fondit për të Drejtën Humanitare që ndjek proceset për krime lufte, ka deklaruar për Radio Kosovën se procedura e apelimit kalon në disa etapa dhe mund të zgjasë disa muaj. Ky proces nis me njoftimin për ankimim dhe përfundon me marrjen e vendimit përfundimtar.

Ai ka shpjeguar se rregullorja për procedurën dhe provat përcakton afate të ndryshme për njoftimet, përgjigjet ndaj ankesave, dorëzimin e ankesave dhe caktimin e seancës në gjykatën e shkallës së dytë.

Ndërkohë, në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur në Kuvend një projekt-nismë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas kësaj partie, nisma synon të rrisë llogaridhënien dhe transparencën e kësaj gjykate, e cila ndodhet në Holandë./RTK

të fundit

Arabia Saudite rikthen në punë naftësjellësin East-West, priten eksportet nga Deti i Kuq; Brent bie

Arabia Saudite ka rinisur aktivitetin e tubacionit të saj të naftës East-West, dhe sipas agjencisë së lajmeve Reuters, mund të…

8 seconds ago

Arabia Saudite vë sërish në punë alternativën ndaj Hormuzit, si mund të ndikojë kjo te tregu i cisternave

Një prej faktorëve që ka ushqyer rritjen e fortë të tregut të supercisternave VLCC gjatë ditëve të fundit ka nisur…

31 seconds ago

Rubio: SHBA-ja e gatshme për takim me Iranin në OKB, por ende pa një plan konkret

Administrata e Presidentit Donald Trump është e hapur për një takim me përfaqësuesit e Iranit gjatë Asamblesë së Përgjithshme të…

54 seconds ago

Shasivari: Vendimmarrja politike duhet të mbështetet te të dhënat dhe analizat

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët "Përmirësimi i Funksionit Kërkimor dhe Analitik në Partitë…

9 minutes ago

Angellov: Ndryshimet ligjore kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet në DMSH

Disa nga dobësitë e vërejtura në raportin e publikuar sot nga Enti Shtetëror për Auditim mbi punën dhe kushtet në…

9 minutes ago

PDK propozon ndryshime për Dhomat e Specializuara, ekspertët: Mandati nuk preket, fokusi duhet te Apeli

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar të hënën se grupi parlamentar i kësaj partie ka proceduar në Kuvend projektligjin…

13 minutes ago