Katalonja, rajon që ka kërkuar pavarësinë në Spanjë tash e sa kohë, i është gëzuar njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja, e cila megjithatë vazhdon ta refuzojë njohjen e pavarësisë.
Të shtunën u konfirmua se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës duke lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve edhe në këtë shtet, sikur në vendet tjera të zonës Schengen nga 1 janari. Spanja është ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian që refuzon njohjen e Kosovës. Vendimi kryesisht lidhet me kërkesat për ndarje të Katalonjës dha Baskisë. Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja janë shtetet tjera mosnjohëse.
“Spanja nuk e njeh ende Kosovën, sovranitetin apo pavarësinë e Kosovës, sepse ne nuk njohim deklaratat e njëanshme të pavarësisë”, ka thënë Jose Manuel Albares, ministër i Jashtëm i Spanjës, raporton “Financial Times”.
Spanja ka nxitur polemika në shtet me vendimin e fundit, por Qeveria ka reaguar shpejt duke thënë se lëvizja e njohjes së pasaportës nuk ka të bëjë me “zbutje” tjetër ndaj Katalonjës. Partitë pro-pavarësisë së Katalonjës në nëntor arritën dakord për mbështetjen e kryeministrit Pedro Sanchez edhe për një mandat. Partitë e këtij rajoni mbesin mbështetëse të pavarësisë së Kosovës.
Një zyrtar i “Together for Catalonia (Bashkë për Katalonjën)”, parti në Katalonjë, ka thënë se janë të lumtur për kosovarët dhe të gëzuar që do t’i anulojnë planet për të promovuar çështjen e pasaportave në Kuvendin e Spanjës.
Qeverisja rajonale e Katalonjës, e udhëhequr nga E Majta Republikane katalonjase, ka thënë se “qëndrimi i saj është në përputhje të plotë me pozicionin e institucioneve evropiane për njohjen dhe sovranitetin e Kosovës”. “Është Spanja ajo që ka qëndrim ndryshe. Është anomali”, kanë thënë në këtë qeverisje.
Edward Joseph, ekspert për Ballkanin në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka vlerësuar vendimin e Spanjës si “hap të madh përpara, duke paralajmëruar përfarim të mëtejmë të NATO-s dhe BE-së për çështjen e shtetësisë së Kosovës”.
“Është çështje kritike për stabilitetin e rajonit”, ka thënë ai duke shtuar se vendimi i ri i Spanjës hap mundësi të reja bashkëpunimi.
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…
Vetëm para pak minutash një tjetër tërmet ka rënë, me epiqendër në Desmirë të Maliqit, me magnitudë 3.9 të shkallës…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për aferën me mbetjet e rrezikshme…
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë. Kjo ka bërë që të…
Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët foltoren e radhës në degën 7 në Tiranë. Berisha u shpreh mbi…
Rogerti ka folur te Dhoma e Rrëfimit për izolimin e tij te dhoma e reflektimit. Banori shprehet se do mbyllë…