Categories: kosovë

KASH kundërshton çdo përdorim të Ibrit si mjet presioni ndaj Kosovës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka shprehur shqetësim të thellë për deklaratën e fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe se për këtë çështje janë angazhuar ekspertë.

Të lidhura

None found

Sipas KASH-it, burimet ujore dhe çështjet që lidhen me sigurinë energjetike e mirëqenien e qytetarëve nuk duhet të shndërrohen në mjete presioni politik ndaj Republikës së Kosovës.

Këshilli vlerëson se lumi Ibër dhe sistemi i Ujmanit/Gazivodës janë jetikë për furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë, zhvillimin ekonomik dhe jetën e qytetarëve të Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike.

Çdo veprim i njëanshëm që do të ndryshonte rrjedhën natyrore të lumit dhe mund të sillte pasoja të rëndësishme ndërkufitare duhet të shqyrtohet me përgjegjësi maksimale dhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, thekson KASH.

Këshilli rikujton se rregullat ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare mbështeten te përdorimi i drejtë dhe i arsyeshëm i burimeve të përbashkëta, parandalimi i dëmeve të konsiderueshme ndaj palëve të tjera, bashkëpunimi mes shteteve dhe shkëmbimi i informacionit.

Në të njëjtin kuadër përfshihen edhe detyrimi për njoftim dhe konsultim paraprak për masat që mund të shkaktojnë ndikime të rëndësishme ndërkufitare, si dhe mbrojtja e ekosistemeve dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore.

Këto parime janë sanksionuar, ndër të tjera, në Konventën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1997 mbi të Drejtën e Përdorimeve Jo-Lundruese të Rrjedhave Ujore Ndërkombëtare. Ato pasqyrohen gjithashtu në Konventën e UNECE-së të vitit 1992 për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Rrjedhave Ujore Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare, e cila është pjesë e kuadrit ndërkombëtar për administrimin paqësor dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore të përbashkëta.

Një projekt që synon ndryshimin e rrjedhës së një lumi ndërkufitar dhe që mund të ndikojë seriozisht në furnizimin me ujë, energji, mjedis dhe jetën ekonomike të një territori tjetër nuk mund të konsiderohet çështje thjesht e brendshme. Për të nevojiten transparencë, vlerësim i plotë i ndikimit ndërkufitar, njoftim, konsultime dhe bashkëpunim me palët e prekura, në respekt të normave dhe parimeve përkatëse të së drejtës ndërkombëtare.

KASH e cilëson të papranueshëm shfrytëzimin e ujit apo të burimeve të tjera jetike si instrumente të presionit politik. Sipas Këshillit, një qasje e tillë bie ndesh me frymën e bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe parimeve që duhet të udhëheqin të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i kërkon Presidentit Vuçiç dhe institucioneve të Republikës së Serbisë të heqin dorë nga çdo ide ose veprim i njëanshëm që mund të dëmtojë sigurinë ujore, energjetike, ekonomike dhe mjedisore të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Njëkohësisht, KASH u drejtohet Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, OSBE-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që ta marrin seriozisht deklaratën e Vuçiç dhe t’u kërkojnë autoriteteve të Beogradit transparencë e sqarime zyrtare nëse ekziston ndonjë projekt konkret për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë nënvizon se uji është burim jetik dhe duhet të shërbejë për bashkimin, jo për ndarjen e popujve. Sipas tij, paqja dhe stabiliteti afatgjatë në rajon nuk mund të ndërtohen përmes kërcënimeve apo përdorimit të burimeve natyrore si mjete presioni, por përmes dialogut, bashkëpunimit, respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe zbatimit të së drejtës ndërkombëtare.

të fundit

Tensionet rriten në Tiranë, Rama përballet me presionin qytetar dhe të ardhmen politike të socialistëve

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re, pas përshkallëzimit të tensioneve në…

6 minutes ago

Pamje shqetësuese nga protesta në Tiranë, civilë pa identifikim fusin me forcë një person në furgon

Situata më protestën në Tiranë vijon të jetë e përshkallëzuar. Nga ana e policisë është përdorur gaz lotsjellës masivisht dhe…

6 minutes ago

VIDEO/ Mirlind Daku shkëlqen me dy gola, Spartaku i Moskës përmbys Rodinas në Kupë

Mirlind Daku Mirlind Daku po rezulton deçiziv në ndeshjen që Spartaku i Moskës është duke zhvilluar përballë Rodinas në transfertë…

8 minutes ago

Egnatia nis aventurën historike evropiane me barazim, Gruda shënon ndaj Midtjylland

Egnatia e ka nisur me barazim 1-1 aventurën historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke ndarë pikët…

20 minutes ago

Elbasan, qytetarët protestojnë edhe në mbrëmje dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Siç kishin paralajmëruar, protestuesit janë mbledhur sërish në Elbasan mbrëmjen e kësaj të enjteje. Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet…

31 minutes ago

VIDEO/ Ernest Muçi shkëlqen në Conference League, asist magjik për fitoren e Trabzonsporit ndaj KuPS

Pasimi i Ernest Muçit për FranculinonTrabzonspor ka mposhtur në transfertë, 2-4 përballë KuPS, në sfidën e vlefshme për raundin e…

32 minutes ago