Categories: kosovësport

Kartoni i kuq, Xhaka: Kam parë ndërhyrje më të rrezikshme që nuk janë dhënë as faull

Granit Xhaka vazhdon të besojë se kartoni i kuq ndaj Manchester City-t ishte i padrejtë dhe se ishte i befasuar nga vendimi i gjyqtarit.

Mesfushori i Arsenalit u ndëshkua në ndeshjen e së shtunës kundër City pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Joao Cancelo.

Ai u ndëshkua me karton direkt të kuq nga gjyqtari duke e lënë skuadrën me 10 futbollistë të cilën “Gunners” në fund e humbën me rezultat 5-0.

Duke folur për agjencinë zvicerane të lajmeve ‘Keystone-SDA’, Xhaka sugjeroi se ishte i tronditur nga largimi me të kuq.

Ai tha: “Për kartonin e kuq: i befasuar brutalisht! Në Premier League njerëzit shpesh flasin për forcën angleze.

“Unë godita topin 100 përqind dhe mora një karton të kuq. Fotografitë nuk u kontrolluan nga VAR. Unë kam parë ndërhyrje më të ashpra që as nuk u vlerësuan si faull”, ka theksuar zvicerani.

Xhaka dhe Arsenali e kanë nisur sezonin e Premier Ligës në formë të vështirë. Ata janë mundur nga Brentford, Chelsea dhe City, duke mos shënuar asnjë gol në këtë proces, gjersa e kanë mposhtur West Brom në raundin e dytë të Kupës Carabao me rezultat 6-0.

të fundit

Nga Katy te Kim? Orlando Bloom dhe Kim Kardashian në qendër të vëmendjes

Orlando Bloom thuhet se e puthi Kim Kardashian në dasmën e Jeff Bezos. Sipas Daily Mail, sensacioni i aktrimit, i…

5 minutes ago

Zgjedhja e kreut të BKH-së/ 6 kandidatë u skualifikuan, kush janë emrat që vijonë garën

SPAK ka publikuar emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës, për zgjedhjen e Drejtorit…

11 minutes ago

Ndarje mes Sara Berishës dhe Dj PM? Zbulohet e vërteta rreth çiftit

Pas ditëlindjes së DJ PM, mungesa e një urimi publik nga partnerja e tij, ndezi dyshime në rrjete sociale mbi…

18 minutes ago

Loredana i përgjigjet Dalinës pas përmendjes në emision: Deri dje bënit artikuj me emrin tim…

Një koment i bërë gjatë një episodi të fundit të ‘Dalina show’ nga vetë Dalina Buzi për Loredana Bratin, ka…

28 minutes ago

Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra dhe magnituda

Ditën e sotme më 26 qershor 2025, në orën 13:51 një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, u regjistrua…

43 minutes ago

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO jep vendimin për qeli Presidentin e PL, Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë vendim për ish-kreun e Shtetit, Ilir Meta. Presidenti…

47 minutes ago