kosovë

Kaosi politik në Kosovë, Spahiu: Ngërç i qëllimshëm për pushtet! Zgjedhjet e parakohshme, opsion i pashmangshëm

Kaosi politik në Kosovë nuk është as rastësi dhe as paaftësi, por një situatë e krijuar me qëllim nga partitë politike për të mbrojtur interesat dhe pushtetin e tyre. Kështu u shpreh për “Syri Tv” akademiku Nexhmedin Spahiu i cili theksoi se qytetarët janë të vetmit që humbin nga ky kaos institucional.

Sipas tij, mazhoranca dhe opozita po e mbajne peng vendin për pazare dhe llogari personale. Sakaq, ai hodhi akuza ndaj Gjykatës Kushtetuese në Kosovë duke e bërë pjesë të bllokadës. Spahiu deklaroi se kriza po përdoret si mjet që disa të qëndrojnë në postet që janë edhe pa legjitimitet politik.

Të lidhura

None found

“Ngërçi politik në Kosovë i intereson të gjithëve, përveç qytetarëve kosovarë, të cilët paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin. Si pasojë e kësaj situate, as Parlamenti, as Qeveria, as Presidentja dhe as Gjykata Kushtetuese nuk e bëjnë punën e tyre, sepse të gjithëve u leverdis kjo gjendje kaosi. Të gjithë shohin interesin e tyre në këtë situatë, dhe në një sistem me vlera të dobëta, kjo është përgjigjja për atë që po ndodh sot në Kosovë.

Interesi i partisë në pushtet është që të mbajë një qeveri në detyrë, pasi nuk po arrin të krijojë shumicën e nevojshme parlamentare. Ajo nuk dëshiron të ndajë pushtetin, nuk do që Fatmir Limaj të marrë postin e kryetarit të Kuvendit, dhe për këtë arsye po shfrytëzon një vendim të diskutueshëm të Gjykatës Kushtetuese të vitit [mungon viti], e cila në atë kohë mori një vendim për të mbajtur Thaçin në pushtet, duke e interpretuar se posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë që del nga zgjedhjet, dhe jo asaj që ka shumicën e votave. Vendimi ishte absurd: nëse i takon partisë së parë, përse duhet të votohet? Nëse votohet, duhet ta fitojë ai që merr më shumë vota. Ky vendim absurd ka mbetur peng për Kosovën edhe sot dhe po shfrytëzohet nga Albin Kurti.

Opozita nuk ka interes të bëhet konstituimi i institucioneve, sepse ka frikë se Albin Kurti nuk do të arrijë të formojë qeverinë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja – diçka që nuk i leverdis.

Ka edhe aktorë jashtë parlamentit që nuk janë të interesuar për zgjedhjen e institucioneve. Një prej tyre është Presidentja, së cilës i përfundon mandati pas disa muajsh. Duke qenë se ka humbur përkrahjen dhe ka prishur marrëdhëniet me shumicën e spektrit politik, ajo nuk ka asnjë shans të rizgjidhet. Prandaj, e vetmja mundësi që ajo sheh për të qëndruar në post, është krijimi i një ngërçi politik të tillë që do të detyrojë ndërkombëtarët të ndërhyjnë në Kosovë me shpresën se në atë rast do të imponohet si presidente.

Gjykata Kushtetuese kishte mundësinë të korrigjonte vendimin e gabuar të së kaluarës, ta shpallte të pavlefshëm dhe t’i jepte zgjidhje situatës, por edhe aty ekziston një konflikt interesi. Në rast se presidentes i përfundon mandati dhe nuk ka kryetar Kuvendi, detyrën e ushtruesit të presidentit e merr kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Kjo është arsyeja pse edhe Gjykatës i leverdis që ngërçi të vazhdojë.

Zgjedhjet lokale nuk rrezikohen, sepse presidentja është ende në mandat deri në përfundimin e tyre, kështu që ato do të mbahen. Ndoshta ato do të ndihmojnë disi në kthjellimin e situatës politike, pasi do të shërbejnë si një matje e forcave reale politike.

Megjithatë, zgjedhjet e parakohshme mbeten një opsion i pashmangshëm për sa kohë situata mbetet e tillë dhe nuk ekziston një vullnet tjetër politik për ta zgjidhur.”-tha Spahiu.

të fundit

“PS është partia që i ka ngritur kokën shqiptarëve në botë”/ Rama: Ose e bën Partia Socialiste Shqipërinë Europë, ose Europa nuk e merr kurrë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim gjatë një eventi të organizuar në Durrës me rastin e 35-vjetorit të Partia…

13 minutes ago

“Jemi më afër se kurrë BE-së”, Rama: Nisim mbylljen e grupkapitujve! Shqipërinë do ta anëtarësojë vetëm PS-ja, duan apo jo të tjerët

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Durrës, deklaroi se Shqipëria ka hyrë në fazën përmbyllëse…

24 minutes ago

Zgedhjet në Kosovë, Kurti: Mbështetje financiare për ata që mbeten pa punë

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit për katër vitet e…

47 minutes ago

Ngjarje e rëndë në Francë, hetime pas mbi 100 akuzave për abuzim ndaj fëmijëve

Franca po përballet me një nga skandalet më të rënda që prek sistemin e kujdesit dhe arsimit për fëmijët, pasi…

48 minutes ago

Pas një kohe të gjatë, Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë

Xhensila Myrtezaj, artistja shumë e dashur dhe e pëlqyer nga publiku, ka qenë e pranishme në ballon pranverore të RTV…

1 hour ago

Vajzë apo djalë? Sara i vë pikat mbi i për gjininë e bebit

Një ditë pasi njoftoi ekskluzivisht në një emision televiziv” se ajo dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të…

1 hour ago