kosovë

Kaosi politik në Kosovë, Spahiu: Ngërç i qëllimshëm për pushtet! Zgjedhjet e parakohshme, opsion i pashmangshëm

Kaosi politik në Kosovë nuk është as rastësi dhe as paaftësi, por një situatë e krijuar me qëllim nga partitë politike për të mbrojtur interesat dhe pushtetin e tyre. Kështu u shpreh për “Syri Tv” akademiku Nexhmedin Spahiu i cili theksoi se qytetarët janë të vetmit që humbin nga ky kaos institucional.

Sipas tij, mazhoranca dhe opozita po e mbajne peng vendin për pazare dhe llogari personale. Sakaq, ai hodhi akuza ndaj Gjykatës Kushtetuese në Kosovë duke e bërë pjesë të bllokadës. Spahiu deklaroi se kriza po përdoret si mjet që disa të qëndrojnë në postet që janë edhe pa legjitimitet politik.

“Ngërçi politik në Kosovë i intereson të gjithëve, përveç qytetarëve kosovarë, të cilët paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin. Si pasojë e kësaj situate, as Parlamenti, as Qeveria, as Presidentja dhe as Gjykata Kushtetuese nuk e bëjnë punën e tyre, sepse të gjithëve u leverdis kjo gjendje kaosi. Të gjithë shohin interesin e tyre në këtë situatë, dhe në një sistem me vlera të dobëta, kjo është përgjigjja për atë që po ndodh sot në Kosovë.

Interesi i partisë në pushtet është që të mbajë një qeveri në detyrë, pasi nuk po arrin të krijojë shumicën e nevojshme parlamentare. Ajo nuk dëshiron të ndajë pushtetin, nuk do që Fatmir Limaj të marrë postin e kryetarit të Kuvendit, dhe për këtë arsye po shfrytëzon një vendim të diskutueshëm të Gjykatës Kushtetuese të vitit [mungon viti], e cila në atë kohë mori një vendim për të mbajtur Thaçin në pushtet, duke e interpretuar se posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë që del nga zgjedhjet, dhe jo asaj që ka shumicën e votave. Vendimi ishte absurd: nëse i takon partisë së parë, përse duhet të votohet? Nëse votohet, duhet ta fitojë ai që merr më shumë vota. Ky vendim absurd ka mbetur peng për Kosovën edhe sot dhe po shfrytëzohet nga Albin Kurti.

Opozita nuk ka interes të bëhet konstituimi i institucioneve, sepse ka frikë se Albin Kurti nuk do të arrijë të formojë qeverinë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja – diçka që nuk i leverdis.

Ka edhe aktorë jashtë parlamentit që nuk janë të interesuar për zgjedhjen e institucioneve. Një prej tyre është Presidentja, së cilës i përfundon mandati pas disa muajsh. Duke qenë se ka humbur përkrahjen dhe ka prishur marrëdhëniet me shumicën e spektrit politik, ajo nuk ka asnjë shans të rizgjidhet. Prandaj, e vetmja mundësi që ajo sheh për të qëndruar në post, është krijimi i një ngërçi politik të tillë që do të detyrojë ndërkombëtarët të ndërhyjnë në Kosovë me shpresën se në atë rast do të imponohet si presidente.

Gjykata Kushtetuese kishte mundësinë të korrigjonte vendimin e gabuar të së kaluarës, ta shpallte të pavlefshëm dhe t’i jepte zgjidhje situatës, por edhe aty ekziston një konflikt interesi. Në rast se presidentes i përfundon mandati dhe nuk ka kryetar Kuvendi, detyrën e ushtruesit të presidentit e merr kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Kjo është arsyeja pse edhe Gjykatës i leverdis që ngërçi të vazhdojë.

Zgjedhjet lokale nuk rrezikohen, sepse presidentja është ende në mandat deri në përfundimin e tyre, kështu që ato do të mbahen. Ndoshta ato do të ndihmojnë disi në kthjellimin e situatës politike, pasi do të shërbejnë si një matje e forcave reale politike.

Megjithatë, zgjedhjet e parakohshme mbeten një opsion i pashmangshëm për sa kohë situata mbetet e tillë dhe nuk ekziston një vullnet tjetër politik për ta zgjidhur.”-tha Spahiu.

të fundit

Zjarr i qëllimshëm në malin e Mavrovës, flakët depërtojnë brenda pyllit

Zjarri përfshin një sipërfaqe në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës. Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me…

16 seconds ago

I nxehti afrikan, Kosova përballet me temperatura të larta javën e ardhshme

Një javë e nxehtë parashikohet të përfshijë Kosovën ditët në vijim. Kjo situatë vjen si pasojë e masave të nxehta…

23 minutes ago

EMRI/ Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, identifikohet i plagosuri, 54-vjeçari një ish-efektiv policie

Adil Veli është 54-vjeçari i cili u plagos mbasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës. 54-vjeçari është…

44 minutes ago

Besnik Mustafaj me të birin të përfshirë në pastrim parash me Lonin e Bankers me faturime fiktive

Politikanë të së majtës, të djathtës, oligarkë dhe bosë medias rezultojnë të implikuar në aferën 20-vjeçare Bankers, duke futur duart…

1 hour ago

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se shtetasi V.D., ka goditur me…

2 hours ago

Ishte me pushime në Shëngjin, 23-vjeçari rrëshqet dhe bie aksidentalisht nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shëngjin, ku një 23-vjeçar dyshohet se ka rënë nga ballkoni aksidentalisht. 23-vjeçari…

2 hours ago