kosovë

Kalvari i Hashim Thaçit me drejtësinë s’ka fund, edhe 104 dëshmitarë të tjerë do të pyeten në Hagë

Në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës do të ftohen edhe 104 dëshmitarë për intervistim, ka deklaruar zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle.

Sipas tij, procesi i gjykimit është në mes dhe se nuk dihet kur do të përfundojë. Lidhur me ankesat për zvarritje të procesit, ai konsideron se gjyqtarët janë të përkushtuar për të siguruar që procedurat të jenë të shpejta.

“Më 6 maj, kryetari i trupit gjykues dha një përditësim për numrin e dëshmitarëve që kanë dëshmuar deri më tani.

Pra, atëherë ishin 60 dëshmitarë, tani janë 68 dëshmitarë që sot kanë dëshmuar drejtpërdrejt në gjykatë, dhe 45 dëshmitarë të tjerë dëshmitë e të cilëve janë dorëzuar me shkrim dhe janë pranuar në prova nga gjykata.

Gjyqtarët në këtë rast kanë pyetur gjithashtu palët për mënyrat për të përshpejtuar më tej procedurat për t’u siguruar se ato nuk janë vetëm të drejta, por edhe të shpejta.

Prokuroria ka vlerësuar se do të thërrasë dëshmitarët e saj për të dëshmuar deri në prill të vitit 2025 dhe një pjesë e madhe e aktiviteteve në sallën e gjyqit së fundmi kanë qenë edhe diskutimet për ritmin e dhënies së dëshmisë nga dëshmitarët, sa dëshmitarë kanë mbetur”, ka deklaruar ai.

Doyle theksoi se është e vështirë është të përcaktohet se kur do të përfundojë gjykimi në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është shumë e vështirë të vlerësohet koha e përgjithshme e gjykimit sepse pasi prokuroria të përfundojë me rastin e tyre, atëherë ekipet mbrojtëse do të kenë mundësinë të kërkojnë lirimin nga akuzat dhe të presin ndonjë rezultati të kësaj.

Atëherë ekipet e mbrojtjes do të fillonin të thërrisnin dëshmitarët e tyre për të dëshmuar në emër të të akuzuarve, dhe ne ende nuk e dimë se sa dëshmitarë do të thërrasë mbrojtja”, u shpreh ai.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

të fundit

Sabri Fejzullahu publikon fotografi me mbesën, ndan lajmin e madh për të

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë dhe…

18 minutes ago

THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

Tender 9.1 milionë euro i dekoderave të RTSH, duket të jetë simboli gjatë këtij viti se si politika dhe biznesi…

23 minutes ago

“Adri për dy gra”, Iliriana ia ktheu përgjigjen ndjekësit duke i reaguar me humor

Adri dhe Iliriana, çifti shumë i dashur për publikun që rrëmbeu zemrat gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP…

36 minutes ago

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë janë evidentuar 23 vatra zjarri, 4 ende aktive

Në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025, janë…

38 minutes ago

Berisha flet pas daljes nga SPAK: 250 urdhër-arreste nuk janë ekzektuar, krerët e karteleve u arratisën pasi u informuan

Ditën e sotme, pas daljes nga SPAK, kreu i PD, Sali Berisha, dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi institucionin…

1 hour ago

Sponsorizoi Ajolën me vilë pa qira, Gentian Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

Dosja hetimore e “çiftit të parë të Tiranës”, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, për një rastësi interesante, ka brenda saj…

1 hour ago