Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph në ‘Lajmet e fundit’ në RTK ka folur gjerësisht për Ballkanin perëndimor, duke u fokusuar të zhvillimet e fundit në Kosovë, Serbi dhe më gjer.
Profesori Edward Joseph, ka thënë se është lajm i mirë që Spanja e ka njohur pasaportën e Kosovës. Sipas tij është e rëndësishme sepse Spanja nuk e ka njohur Kosovën dhe ka qëndrim më të rreptë me Kosovën nga pesë shtetet e BE-së mosnjohëse të shtetit.
Ai ka deklaruar se pasaporta lëshohet vetëm nga shtetet dhe Spanja e ka njohur atë, ajo nuk e njeh vetëm shtetësinë e Kosovës.
Sipas tij, ky vendim Spanjës hapë perspektiv të re për Kosovën në proceset integruese.
“Spanja mund të përdorë të njëjtën procedurë për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, dhe kjo do të thotë që Serbia nuk mund të bëjë asgjë. Por, Kosova duhet të bëjë hapa përpara. Hapi i parë është ndryshimi i situatës në veri, duke mbajtur zgjedhje të reja”, ka theksuar ai.
Profesori amerikan ka folur edhe për njohjen e targave RKS nga Serbia, të cilin e ka quajtur hap pozitiv.
“Kjo nuk është dhuratë nga Beogradi, por serbët e Kosovës e kanë kuptuar së targat janë të nevojshme”, theksoi ai në ‘Lajmet e fundit’ në RTK.
Joseph gjatë intervistës ka thënë se Kosova, duhet t’i dëgjoj partnerët ndërkombëtar dhe sa më shpejt t’i mbajë zgjedhjet e reja lokale në katër komunat në veri.
“Kosova ka përgjegjësit e veta. Kryeministri Kurti i ka përgjegjësit e tij për tensione në Kosovë. Thirrja ime e vazhdueshme ka qenë që Kosovë të jetë e kundërta e Aleksandër Vuçiqit dhe të bëjë përpjekje maksimale që t’i përafroj serbët e Kosovës. E kjo ka të bëjë me zgjedhjet e reja në veri që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës dhe në Policinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Joseph ka theksuar se kryeministri Kurti nuk i ka dëgjuar SHBA-në, ambasadorin Hanovier, nuk i ka dëgjuar NATO-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe miqtë e tjerë, që kanë kërkuar që të mos i dërgoj kryetarët e komunave në veri dhe ky ka qenë gabim.
Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph foli është për qëndrimin e SHBA-së në raport me Serbinë. Sipas tij gabimi i SHBA-së ka qenë qasja e butë ndaj Vuçiqit.
“SHBA-ja në thelb projekton frikë nga Beogradi, të cilën presidenti Vuçiq e interpreton saktë dhe e shfrytëzon. E gjitha kjo shkon natyrisht në dobi të aleatit të tij, që është Rusia”, ka theksuar ai, dukë shtuar se presidenti Biden e kupton mirë Ballkanin, por administrata e tij ka dështuar.
Ka folur edhe për rrahjen e politikanit serb Nikolla Sanduloviq, nga BIA serbe, i cili edhe u paraburgosë në Serbi me arsyetimin e gjykatës se Sanduloviq është arrestuar për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare e të intolerancës.
“Nëse faktet janë ashtu si pretendohet situata është tejet serioze. Gjithsesi, janë serioze edhe për SHBA-në dhe BE-në që duhet ta trajtojnë atë”, ka thënë ai.
Sipas tij, presidenti serb Vuçiq është lider klasik autokrat që përpiqet të marr gjithë kontrollin, duke e margjinalizuar opozitën. Duke folur për zgjedhjet në Serbi, ka thënë se kanë qenë të padrejta.
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…
Vetëm para pak minutash një tjetër tërmet ka rënë, me epiqendër në Desmirë të Maliqit, me magnitudë 3.9 të shkallës…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për aferën me mbetjet e rrezikshme…
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë. Kjo ka bërë që të…
Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët foltoren e radhës në degën 7 në Tiranë. Berisha u shpreh mbi…
Rogerti ka folur te Dhoma e Rrëfimit për izolimin e tij te dhoma e reflektimit. Banori shprehet se do mbyllë…