Categories: kosovë

Jeton Sylaj pranon kanosjen ndaj ish-bashkëshortes: Thotë se veproi për të mbrojtur djalin 12-vjeçar

Prokuroria Themelore në Pejë ka vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar mirë që Jeton Sylaj ka kryer veprën penale të “Kanosjes” ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arlinda Zekaj.

Detajet dalin nga dosja e siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, ku vëmendje e veçantë i kushtohet deklarimit të Sylajt para prokurorit. Ai ka pranuar se i ka drejtuar ish-gruas fjalë kërcënuese, por ka thënë se arsyeja ishte mbrojtja e djalit të tyre 12-vjeçar.

Të lidhura

None found

Sipas dokumenteve të rastit, procedura kishte nisur më 10 korrik 2026, pas kallëzimit të Arlinda Zekajt për dhunë në familje dhe kanosje ndaj Sylajt. Gjatë paraqitjes në stacionin policor, më 14 korrik, i dyshuari kishte zgjedhur të mos deklarohej, duke thënë se faktet do t’i paraqiste para prokurorit të shtetit.

Më 23 korrik 2026, gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë Themelore në Pejë, Jeton Sylaj ka dhënë versionin e tij për ngjarjen dhe për marrëdhënien me ish-bashkëshorten.

Ai ka pohuar se ndaj Arlinda Zekajt ka përdorur shprehje të rënda dhe kërcënuese.

“Është e vërtet se unë Arlindës i kam thënë fjalët ‘kom met mbyt, kom met ngre zhag’, mirëpo të njëjtat ia kam thënë sepse djali im është ndjerë i rrezikuar, sepse nëna e tij ka gënjyer, ka shkuar tek familja ime në Deçan dhe djali im ndihet gjithmonë i frikësuar nga nëna e tij… Tjetër nuk kam çka të shtojë veçse unë e pranoj që kam kryer kanosje, e kam bërë vetëm për shkak të djalit tim,” ka deklaruar Sylaj para prokurorit.

I dyshuari ka treguar se me ish-bashkëshorten janë ndarë rreth një vit më parë, ndërsa divorci ende nuk është përfunduar ligjërisht, pasi ai jeton në ShBA dhe ajo në Kosovë.

Gjatë deklarimit të tij, Sylaj ka ngritur edhe akuza ndaj ish-gruas, duke pretenduar se ajo “qëllimin e ka pasur te paratë” dhe se i ka marrë pasaportën e Kosovës.

“Ajo më ka marrë edhe pasaportat dhe kjo tregon tendencën e saj për të më sjellë në këtë situatë ku jam sot. Pasaportën e Amerikës e kam, por të Kosovës ma ka marrë ajo,” ka thënë ai.

Mes materialeve të administruara si prova në këtë rast ndodhet edhe një CD që përmban disa video-incizime.

Në pamjet e regjistruara dëgjohet i dyshuari duke përdorur gjuhë fyese dhe shprehje të ashpra me përmbajtje kërcënuese.

“Ku të don djali me shku me ndejt o welcome, djalin nuk guxon njeri i lem me shti në nonen e as baben… 900 000 nona ti q… t’djegi me temel…”, ndërsa i mituri dëgjohet duke thënë se nuk dëshiron të shkojë.

Raporti informues i policisë bën të ditur se më 23 korrik 2026, Jeton Sylaj e kishte dërguar djalin 12-vjeçar në stacionin policor në Pejë. Sipas pretendimit të tij, fëmija kërkonte urdhër mbrojtjeje ndaj nënës.

Pas intervistimit të të miturit, i cili u zhvillua në prani të Qendrës për Punë Sociale, mbrojtësit të viktimave dhe psikologes, prokurori kujdestar ka arritur në përfundimin se nuk kishte elemente të ndonjë vepre penale nga ana e nënës, bazuar në pretendimet e paraqitura në emër të fëmijës.

Prokuroria ka theksuar se, pavarësisht arsyetimit të Sylajt se kishte reaguar për ta mbrojtur djalin, kërcënimi ndaj të dëmtuarës përmbush kushtet ligjore të përcaktuara në nenin 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas organit të akuzës, bëhet fjalë për një kanosje serioze, të drejtpërdrejtë dhe të tillë që mund t’i shkaktonte viktimës frikë, pasiguri dhe ankth. Ky vlerësim mbështetet në pranimin e pjesshëm të të dyshuarit, si dhe në dëshmitë dhe provat materiale të përfshira në dosje.

të fundit

Anthropic ngre alarmin për rreziqe katastrofike dhe ekzistenciale nga IA-ja

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic paralajmëroi të hënën se teknologjia e saj mund të paraqesë "rreziqe katastrofike ose ekzistenciale…

2 minutes ago

Prodhuesit shqiptarë kundër paketës fiskale 2027: Taksat më të larta mund të frenojnë investimet dhe konkurrueshmërinë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet e pritshme në paketën fiskale për vitin 2027, duke kërkuar konsultim me biznesin përpara…

12 minutes ago

Shoqja e Arlindës: Ish-bashkëshorti i saj ishte përballur me probleme ligjore në SHBA

Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë,…

13 minutes ago

Partizani kërkon reagim ndaj Elbasanit, Karoglan: Duhet të përballemi me realitetin dhe të rikthejmë grintën

Mislav KaroglanTrajneri kroat, Mislav Karoglan, nuk e ka nisur aspak mirë te Partizani, 2 humbje në 2 javët e para…

14 minutes ago

76-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Gjorçe Petrov, dyshohet për dhunë

Një grua 76-vjeçare u gjet e vdekur këtë mëngjes në shtëpinë e saj në rrugën "Gjurçin Kokale" në lagjen Gjorce…

15 minutes ago

Haxhiu dhe Gashi shqyrtojnë në Shkup thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut me një takim me homologun…

24 minutes ago