Categories: kosovë

Jeanne Shaheen shpallet “Qytetare Nderi e Sarajevës”, në agjendë edhe vizita në Kosovë

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, përfaqësuesja më e lartë e pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, e nisi të mërkurën në Bosnje e Hercegovinë vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor, ku u nderua me titullin “Qytetare Nderi e Sarajevës”.

Të lidhura

None found

Shaheen kryeson një delegacion të Kongresit amerikan, i cili gjatë qëndrimit në rajon do të vizitojë gjithashtu Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Kosovën.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, delegacioni, ku bën pjesë edhe senatori demokrat Dick Durbin, do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor nga 6 deri më 13 tetor.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë kur Shaheen do të udhëtojë në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, senatorja pritet të zhvillojë takime me zyrtarë qeveritarë, pjesëtarë të personelit diplomatik amerikan, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të rinj në pozita udhëheqëse. Në fokus do të jenë siguria rajonale, forcimi i institucioneve demokratike, mundësitë ekonomike dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Kjo është vizita e fundit e Shaheenit si pjesë e një delegacioni të Kongresit amerikan në rolin e anëtares së rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Shaheen, e cila është senatore demokrate, u shpall “Qytetare Nderi e Qytetit të Sarajevës” për vitin 2025.

Autoritetet e Sarajevës thanë se vlerësimi iu dha për mbështetjen dhe angazhimin e saj shumëvjeçar ndaj Bosnje e Hercegovinës, si dhe për kontributin në forcimin e lidhjeve mes Bosnjës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në arsyetimin e këtij nderimi thuhet se Shaheen gjatë karrierës së saj politike ka punuar për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe prosperitetit të Bosnje e Hercegovinës. Ajo gjithashtu ka përkrahur aspiratat euroatlantike të këtij shteti ballkanik.

Çmimi iu dorëzua nga kryetari i Sarajevës, Samir Avdiq, në një ceremoni të zhvilluar në komunën e Sarajevës.

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen flet pas pranimit të çmimit “Qytetare Nderi e Qytetit të Sarajevës”, më 7 tetor 2026.

Gjatë angazhimit të saj politik, Shaheen e ka vizituar disa herë Bosnje e Hercegovinën.

Senatorja amerikane, e cila është demokratja kryesore në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, prej vitesh paralajmëron për kërcënimet ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe kërkon një përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara në këtë pjesë të Evropës.

Për Bosnje e Hercegovinën, ajo ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj për sovranitetin, integritetin territorial dhe përbërjen shumetnike të vendit. Sipas saj, prania e vazhdueshme amerikane dhe ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit.

Në shkurt të këtij viti, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Shaheen drejtoi delegacionin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan në takimet me anëtarin e Presidencës së Bosnjës, Denis Beqiroviq, dhe me të dërguarin e atëhershëm ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt.

Gjatë asaj kohe, ajo shprehu shqetësim për retorikën dhe veprimet separatiste të ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

Sipas Shaheenit, veprimet e Dodikut kërcënonin Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe dhe stabilitetin e rajonit.

Tetorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara ua hoqën sanksionet amerikane Dodikut, anëtares së Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, si dhe disa anëtarëve të familjes së Dodikut.

Në një intervistë për REL-in, Shaheen deklaroi se Rusia ka interes ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor, të cilin Moska e konsideron “një front të dytë të mundshëm”.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të sigurohen që Rusia ta kuptojë se forcat amerikane në rajon “janë në gjendje të lartë gatishmërie dhe po e përcjellin atë që po ndodh”.

Duke folur për rrezikun e një destabilizimi që mund të përfshinte Bosnje e Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë, senatorja tha se “bëhet fjalë për lidhjen e Serbisë dhe serbëve në (entitetin e Bosnjës) Republika Sërpska me Rusinë, si dhe për interesin rus për destabilizimin e rajonit”.

“Rusia e sheh këtë si një front të dytë të mundshëm dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ruajtur stabilitetin në rajon. Gjithashtu, duhet ta bëjmë të qartë se edhe ushtria jonë po e përcjell situatën me shumë kujdes”, tha Shaheen, e cila është edhe bashkëkryesuese e Grupit të Senatit për Mbikëqyrjen e NATO-s.

Duke iu referuar pranisë së NATO-s në Kosovë dhe misionit të EUFOR-it në Bosnje, ajo nënvizoi: “Duhet të sigurohemi që rusët ta dinë se këto forca janë në gjendje të lartë gatishmërie dhe po e përcjellin atë që po ndodh”.

Shaheen deklaroi se SHBA-ja duhet të punojë për ta frenuar luftën hibride ruse kudo që kjo është e mundur.

“Kjo nuk është vetëm në interes të Amerikës, por edhe në interes të aleatëve tanë evropianë”, shtoi ajo.

E pyetur për veprimtarinë e Rusisë përgjatë krahut lindor të NATO-s, senatorja tha se lufta hibride ruse nuk kufizohet vetëm në atë zonë dhe se Serbia përdoret nga Moska si “pikë kalimi”.

të fundit

Minatori i Trepçës rrëfen momentet e bllokimit në minierë

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

3 minutes ago

Rreth 20 minatorë dalin nga Trepça, ndërsa mbi 40 vijojnë të jenë të bllokuar

Rreth 20 minatorë të Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera, ndërsa mbi 40 të tjerë vazhdojnë të mbeten të…

14 minutes ago

VIDEO/ Alexander Ceferin i bën një surprizë simbolike Armand Dukës në 64-vjetorin e lindjes

Armand Duka dhe Aleksandër CeferinNjë ditë e veçantë për Armand Dukën [...]Read More...

22 minutes ago

Pas largimit të Messit, kush është kandidati për fanellën me numrin 10 të Argjentinës?

Pas më shumë se dy dekadash, Lionel Messi i ka dhënë fund aventurës së tij me Argjentinën. Të martën mbrëma,…

23 minutes ago

Edison Lika arrested after hitting a vehicle leaving the Prime Minister’s Office during the protest

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë momenteve të protestës qytetare para Kryeministrisë. Protestuesit u vendosën…

23 minutes ago

We asked him about corruption, money laundering and drug trafficking” – Edi Rama ends interview with American journalist

Një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, për platformën mediatike “Channel…

24 minutes ago