Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është takuar me kolonel Zoltan Vekerdi, zëvendësdrejtor i Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake.
Kolonel Vekerdi udhëheq një grup prej dhjetë ushtarakësh të kësaj qendre që po qëndrojnë në Kosovë për të kryer validimin e dy ekipeve ROLE 1 të FSK-së.
None found
Në takim, Jashari e falënderoi Vekerdin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e pandërprerë. Ai vlerësoi gjithashtu ndihmesën e qendrës në zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve mjekësore të FSK-së.
FSK-ja njoftoi se bisedimet u përqendruan te bashkëpunimi mes profesionistëve, ndarja e përvojave dhe zbatimi i standardeve të NATO-s në mjekësinë ushtarake.
Palët trajtuan edhe qëndrueshmërinë operacionale mjekësore, rivalidimin e ekipeve ROLE 1, përfshirjen e FSK-së në aktivitetet e qendrës dhe pjesëmarrjen e saj në ushtrimin fushor “Vigorous Warrior 28” (VW28).
Përmes validimit synohet të shqyrtohen dhe të zhvillohen më tej aftësitë operacionale të ekipeve mjekësore të FSK-së, duke forcuar ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë e tyre sipas standardeve të NATO-s.
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Parashqevi Simaku, pas një periudhe të gjatë mungese në rrjetet sociale,…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do…
Në masa të forta sigurie ka nisur në Gjykatën e Apelit shqyrtimi i çështjes ndaj Ruben Saraivës, i dënuar me…
Bashkimi Europian do të akordojë 50 milionë euro për përshpejtimin e krijimit të një qendre të përbashkët të sigurisë detare…
Në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, SPAK ka thirrur si dëshmitarë këngëtarin Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babanë…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., për sulmin e 29 majit…