kosovë

Jashari e Haradinaj akuza Kurtit në Ditën e Veteranit: “Është Qeveri anti-UÇK”

Xhavit Jashari nga OVL e UÇK-së dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë drejtuar akuza ndaj Qeverisë së Albin Kurtit për mënyrën e trajtimit të veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta në Ditën e Veteranit.

Jashari ka thënë se Kurti “po shkel mbi gjakun e dëshmorëve” dhe sipas tij Qeveria e Kurtit është “Anti UÇK”.

“Është e vetmja qeveri pas luftës që është Qeveri anti-UÇK. Kurti dhe vartësitë e tij kanë bërë përpjekje për t’i goditur luftën e UÇK-së, duke iu mohuar të drejtat këtyre kategorive. Në 2024 presim interpretimin e Kushtetueses që i goditi veteranët duke i larguar nga paga minimale dhe do të organizohemi për të kundërshtuar çdo padrejtësi që I bëhet luftës së UÇK-së. Ka bërë shkelje ligjore duke iu mohuar pensionin padrejtësisht”, ka thënë Jashari.

“Ka shkelë mbi gjymtyrët e invalidëve, po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve, por bashkërisht në vitin2024 do t’i themi stop, jo vetëm këtij kryeministri, por çdo kujt që bën përpjekje për të atakuar luftën e UÇK-së”, ka shtuar tutje Jashari.

Për media ka folur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se Kurti në çdo situatë “gjen arsye për të fyer, nëpërkëmbur e poshtëruar” policinë, ushtrinë e Kosovës dhe UÇK-në.

“Kryetari i qeverisë është më i dashur me vlerta e të tjerëve se me vlerat e veta, me vlerat e lirisë së vet, me UÇK-në, me ushtrinë e vet me policinë e vet…në secilën situatë ai gjen arsyeje me i poshtëruar, me i nëpërkëmbë”, ka deklaruar Haradinaj./Express/

të fundit

Horoskopi 10 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Dashuria sot mund të sjellë surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni…

2 hours ago

Labi e quan të pandershme Elijonën dhe se po hyn në mes të një çifti

Pas dasmës mes Klodianit dhe Elijonës në Big Brother, shpërtheu një debat i madh mes kësaj të fundit dhe Labinot…

2 hours ago

Ndryshimet operacionale në NATO, SHBA merr komandën e unifikuar detare të Aleancës

Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë dy nga shtabet e tyre operacionale NATO me aleatët e tyre evropianë dhe në…

3 hours ago

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me protestën e thirrur nga Partia…

3 hours ago

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

Kanë kaluar vetëm 24 orë që kur Kiara Tito, moderatorja e emisionit “Fan Club”, vendosi të tregonte një kusht që…

3 hours ago

U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, vetëdorëzohet në polici Kryebashkiaku i Rrogozhinës

Vetëdorëzohet në polici kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv…

4 hours ago