Categories: kosovë

Jashari apelon për qetësi dhe maturi, kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale

Sala Jashari, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar që të nisin procedurat institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pas vendimit të sotëm ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ajo i ka bërë thirrje kryesueses së Kuvendit që ta thërrasë menjëherë një seancë të jashtëzakonshme, në mënyrë që kundërshtimi ndaj këtij vendimi të zhvillohet përmes rrugëve institucionale.

Jashari deklaroi se PDK-ja do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, ndërsa ajo personalisht ka kërkuar që Kuvendi të mblidhet nesër. Sipas saj, deputetët do të kthehen nga Haga për të nisur seancën dhe për t’u dalë në mbështetje çlirimtarëve.

“Do t’i shqyrtojmë të gjitha format për zhbërjen e Gjykatës. Mbi të gjitha, duhet të përcillet mesazhi se çlirimtarët nuk dënohen në emër të popullit. Ajo që dëgjuam sot është tragjike për Kosovën. Është shumë e rëndësishme që të gjitha partitë politike, veçanërisht ato shqiptare, të bashkohen dhe të diskutojnë, sepse ky është një moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës”, nënvizoi Jashari.

Deputetja kërkoi gjithashtu hartimin dhe miratimin e një rezolute, përmes së cilës ndërkombëtarëve do t’u bëhej e qartë se UÇK-ja nuk duhet të dënohet në emër të popullit shqiptar.

Sipas saj, Gjykata u krijua dhe çlirimtarët shkuan atje me bindjen se procesi do të ishte i drejtë. Megjithatë, Jashari vlerësoi se deri më tani kjo gjykatë nuk ka vepruar drejt dhe se ka qenë tërësisht politike.

Ajo përmendi edhe thirrjen e avokatit të Hashim Thaçit drejtuar deputetëve për nisjen e menjëhershme të procedurave për zhbërjen e Gjykatës. Jashari përsëriti se duhet të mbahet pa vonesë një seancë e jashtëzakonshme dhe të miratohet një rezolutë që do t’u tregonte ndërkombëtarëve dhe të gjithë të tjerëve se UÇK-ja nuk dënohet në emër të popullit shqiptar. Sipas saj, çdo procedurë duhet të nisë sa më shpejt.

Duke iu drejtuar protestuesve, Jashari bëri apel për maturi dhe qetësi, si dhe kërkoi të shmanget çdo përplasje me Policinë e Kosovës.

Ajo tha se kishte ardhur me qëllimin për t’u kërkuar të pranishmëve, shumica e të cilëve ishin të rinj, që të ruanin qetësinë. Jashari theksoi se Kosova po përballet me një situatë shumë të vështirë dhe se qytetarët duhet ta dinë mënyrën se si do të përballen me të.

“Askush nuk e priste këtë vendim të gjykatës. Ne, si deputetë, e kemi për detyrë t’i ndërmarrim hapat institucionalë dhe të gjejmë sa më shpejt mënyrën për zhbërjen e kësaj gjykate, duke u dalë në krah çlirimtarëve që ishin të gatshëm të jepnin gjithçka për vendin e tyre. Shpresoj që secili të tregojë maturi dhe qetësi, sepse kjo çështje duhet të na bashkojë të gjithëve”, tha ajo.

Jashari përsëriti kërkesën që protestuesit të qëndrojnë të qetë, duke theksuar se kjo është një çështje që prek dhe duhet t’i bashkojë të gjithë. Ajo bëri thirrje që në asnjë mënyrë të mos lëndohen policët dhe njerëzit e Kosovës.

të fundit

Ramadani kritikon shpenzimet për importin e rrymës: Me 1 miliard euro mund të ndërtohej një termocentral

Deputeti i Aleancës Burim Ramadani ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin e energjetikës, duke thënë se…

3 seconds ago

Bjellorusi – Shqipëri, kroati Igor Pajac do të arbitrojë sfidën; Ernest Muçi e kujton nga humbja e Trabzonspor

Institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian, UEFA, i ka besuar rolin e arbitrit kryesor në ndeshjen Bjellorusi – Shqipëri…

2 minutes ago

Melissa Satta tërheq vëmendjen me veshjen transparente në festivalin italian

Modelja dhe moderatorja italiane, Melissa Satta, ka tërhequr vëmendjen e fansave me paraqitjen e saj në “Il Festival dello Spettacolo”…

5 minutes ago

Macron kërkon ta bindë Wengerin të sfidojë Infantinon për drejtimin e FIFA-s

Sipas raportimeve të mediave britanike, presidenti francez Emmanuel Macron ka ndërmarrë një iniciativë të papritur për ta bindur bashkëkombësin e…

7 minutes ago

APK do të prezantojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030, dokumentin që përcakton vizionin, objektivat…

11 minutes ago

Studimi i Parlamentit Europian për Shqipërinë: përparim në negociatat me BE-në, por shqetësime për korrupsionin dhe polarizimin politik

Shqipëria konsiderohet një nga dy vendet pararojë të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian, por përshpejtimi i negociatave me…

19 minutes ago