Qarkullimi i udhëtarëve në pikat kufitare të Kosovës është rritur gjatë pasdites, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe pritje deri në katër orë në disa vendkalime.
Radha më e gjatë është shënuar në dalje të Jarinjës, ku automjetet janë të rreshtuara për rreth 3.5 kilometra. Për kalimin e kufirit, pritjet zgjasin deri në katër orë, ndërsa në hyrje të kësaj pike nuk ka kolona automjetesh.
None found
Në Merdare, në dalje është krijuar një kolonë prej rreth dy kilometrash, ndërsa koha e pritjes për kalim kufitar lëviz nga 90 deri në 120 minuta. Në hyrje nuk ka radhë automjetesh, por pritjet zgjasin nga 70 deri në 90 minuta.
Situata është më e qetë në Bërnjak. Në dalje, kolona shtrihet në rreth 100 metra dhe pritja zgjat nga 10 deri në 15 minuta. Në hyrje të pikës kufitare, udhëtarët presin 20 deri në 30 minuta, pa u raportuar kolona automjetesh.
Të dhënat janë publikuar në orën 16:25 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…
Këngëtarja Fifi ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për ndryshimet që ka sjellë mëmësia…
Austria ka marrë një fitore të madhe në shtëpi, e cila ia ka siguruar kualifikimin direkt në Ligën A të…
Danimarka ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-1 ndaj Portugalisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të Ligës…