Categories: kosovë

Janina Ymeri për një marrëveshje të mundshme mes LDK-së dhe LVV-së: Gjithçka varet nga emri për President/e

Janina Ymeri, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për pozicionin e saj nëse LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) arrijnë një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Të lidhura

None found

Në pyetjen nëse do të qëndronte në sallë dhe do ta përkrahte një ujdi të tillë, duke përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit, Ymeri u shpreh se në këtë fazë nuk mund të japë një qëndrim përfundimtar.

“Nuk mund të them asgjë tash. Varet nga rrjedhja e ngjarjeve më vonë. Për shembull, kush është presidenti që po propozohet e kështu më radhë”, ka deklaruar Ymeri.

Më pas, deputetja e ka elaboruar më tej këtë deklaratë përmes një postimi në Facebook.

“Siç mund ta keni dëgjuar nga Debat Plus, sonte jam kontaktuar se a do të qëndroj në sallë për President/e:

1. Varet se kush do të bëhet President/e edhe cila do jetë rrjedha e ngjarjeve, pra do e shqyrtoj si çdo vendim tjetër në Kuvend.

Për rrjedhën e ngjarjeve e kam pas fjalën për momentet si kriza, protesta dhe trazira rreth këtij vendimi nëse nuk arrihet pajtim sepse në këto raste ndryshojnë prioritetet.

2. Marrëveshja politike nuk do të thotë që mbivendoset ose më bën të nënvlerësoj votën e 27,480 votuesve për Janina Ymeri”, ka sqaruar ajo.

Tags: ldkQëndrimi

të fundit

PSG shqyrton transferimin e Luis Diazit, por largimi nga Bayerni në janar duket i vështirë

Luis Diaz i Bayern Munichut është objektivi kryesor i Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të janarit, sipas mediumit kolumbian Areacucuta.Pas…

1 minute ago

Zvonko Veselinoviq udhëton drejt Stambollit pas largimit nga Serbia

“Vëlla, a e di sa miliona po merr. E prapë i duken pak”, është një nga mesazhet që një pjesëtar…

8 minutes ago

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

Ndihma ekonomike në Elbasan dyshohet se është përdorur për të siguruar vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas…

13 minutes ago

Leeds: 18-vjeçarja akuzohet se i zuri pritë 16-vjeçares dhe e goditi pesë herë me thikë; i dashuri dyshohet se organizoi përballjen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Leeds në Angli, ku një vajzë 16-vjeçare është vrarë me thikë nga…

13 minutes ago

Reforma zgjedhore/ Oerd Bylykbashi: PS po përpiqet të diktojë njëanshëm axhendën; PD ka gati paketën me standardet e BE-së

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore nga radhët e PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për reformën zgjedhore në një intervistë…

15 minutes ago

Rexhepi për provimin e jurisprudencës: Shteti duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo të jetë pronë e Qeverisë së Mickoskit

Zgjidhja gjysmake maqedonisht dhe shqip për provimin e jurisprudencës, nuk është e pranueshme për studentët që tashmë e disa muaj…

18 minutes ago