Categories: kosovë

Islami: Prania e Veljko Odaloviqit mbetet provokim për viktimat e luftës dhe pengesë për ndriçimin e çështjes së të zhdukurve

Analisti i sigurisë Avni Islami ka deklaruar se vazhdimi i rolit të Veljko Odaloviqit në krye të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur përfaqëson një provokim të drejtpërdrejtë dhe një fyerje të hapur ndaj viktimave të luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Islami ka rikujtuar se deri në vitin 1999, Odaloviqi ishte pjesë e lartë e regjimit kriminal të Sllobodan Millosheviqit, ku ushtronte detyrën e Kryetarit të Qarkut të Kosovës me seli në Prishtinë.

Të lidhura

None found

“Pas tërheqjes së forcave serbe, ai vazhdoi karrierën e tij politike në Beograd”, ka shkruar Islami.

Sipas tij, përfshirja e Odaloviqit në procesin e trajtimit të çështjes së personave të zhdukur që nga viti 2006 është shoqëruar vazhdimisht me tensione dhe pengesa në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të kundërshtimeve të përsëritura nga institucionet e Kosovës.

Në reagimin e tij, Islami e akuzon Odaloviqin se po drejton një fushatë agresive, të mbështetur në dy drejtime kryesore.

Ai thotë se drejtimi i parë lidhet me përpjekjet për të arsyetuar dhe mohuar krimet e luftës të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

“Sot, Odaloviq vazhdon të udhëheqë një fushatë agresive që bazohet në dy drejtime të rrezikshme:Arsyetimi i krimeve të luftës: Ai përpiqet të mohojë publikisht masakrat ndaj civilëve shqiptarë. Së fundmi, duke komentuar arrestimin e pesë të dyshuarve në rastin e njohur si “Reçaku dy”, ai e quajti zbatimin e ligjit si “presion ndaj serbëve” dhe kërcënoi se ky është “një mesazh për të dëbuarit”.Ai synon të manipulojë faktorin ndërkombëtar, duke i paraqitur serbët lokalë si të rrezikuar nga shqiptarët, me qëllim që të fshehë përgjegjësinë shtetërore të Serbisë dhe të pengojë integrimin e tyre.Institucionet e Kosovës mbeten të vendosura në kërkesën për drejtësi dhe zbardhjen e fatit të të gjithë të zhdukurve, duke refuzuar që kjo dosje humanitare të mbahet peng e figurave që i shërbyen regjimit të Millosheviqit”, ka shkruar Islami.

të fundit

Dekorimet e Halloween-it me trupa të varur shkaktojnë ankesa, policia kërkon heqjen e tyre

Trupa të varur në oborr për Halloween, banorët ankohen dhe ndërhyn policia — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

Studentët pranojnë modelin e ri të subvencionimit, por kërkojnë plotësimin e dy kushteve

Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…

8 minutes ago

Fatal accident in Shkodër: car leaves the road and fatally strikes 67-year-old pedestrian

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…

10 minutes ago

Student protest enters its 20th day as young people march from the Ministry of Education to the Prime Minister’s Office

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

11 minutes ago

Romeo and Juliet” celebrates its 30th anniversary, the film that brought young people closer to Shakespeare

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

11 minutes ago

Christopher Robin, the boy behind the Winnie-the-Pooh character who faced the burden of fame

Christopher Milne, djali i shkrimtarit britanik AA Milne, i cili frymëzoi personazhin Christopher Robin në librat e famshëm “Winnie-the-Pooh”, nuk…

11 minutes ago